Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh. në tekstile e këpucë, po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, ka dhe shumë individë, meshkuj apo femra, që zgjedhin vetë të mos punojnë.
INSTAT raporton treguesin e shkallës së inaktivitetit, që përfshin njerëzit në moshë pune, por që janë ekonomikisht joaktivë për një sërë arsyesh, si psh pamundësi për të punuar apo që janë të dekurajuar dhe nuk kërkojnë punë.
Në total, rreth dyzet për qind e popullsisë në moshë pune është joaktive, një tregues që është në nivele të tilla në gati gjithë Ballkanin. Sipas Bankës Botërore, ky një ritëm ky shumë më i lartë krahasuar me vende të ngjashme në BE, ndërsa ky tregues është veçanërisht i lartë për gratë dhe njerëzit me arsim të ulët.
Por, cilat janë qytetet që kanë numrin më të lartë të femrave dhe meshkujve, që janë “dembelë” dhe zgjedhin të mos punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për 2018-n.
Ndonëse dibranët njihen si njerëz punëtore, statistikat tregojnë se të paktën te burrat, kjo nuk është dhe aq e vërtetë. Shkalla më e lartë e inaktivitetit te meshkujt në vend është në Dibër, me gati 42% të meshkujve janë në moshë pune (nga 15 deri në 65 vjeç).
Në vend të dytë është Kukësi, që e ka shkallën e inaktivitetit 36%. Durrsakët njihen si indiferentë, por të dhënat e INSTAT i nxjerrin ata edhe pak “dembelë”, teksa është në vend të tretë për shkallën e lartë të inaktivitetit të burrave, me 35.8%. Pas Durrësit renditet Tirana, që e ka këtë tregues në nivele pothuajse të ngjashme prej 35.5%. Më “punëtorët” në 2018-n ishin meshkujt në Shkodër (27.7%), vlonjatët (27.3%) dhe fierakët (25.7%).
Inaktiviteti tek femrat është më i lartë në krahasim me meshkujt, pasi gratë zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.
Këtë luks, duket se e kanë gratë që jetojnë në qytetet e mëdha, ku dhe niveli i të ardhurave për frymë është më i lartë. Në vend të parë për normën e lartë të inaktivitetit janë gratë që jetojnë në qytetin e Durrësit, ku 56% e atyre që janë në moshë pune (15-65 vjeç) konsiderohen si inaktive nga INSTAT.
Në vend të dytë renditen femrat e kryeqytetit, me 55%. Më pas renditen gratë e Lezhës dhe të Kukësit, me përkatësisht 51.3 dhe 49.6%. Ndryshe nga burrat, gratë dibrane renditen tek më punëtoret, pasi kanë një normë inaktiviteti prej 42.7%, të dytën më të ulët në vend. Nivelin më të ulët të inaktivitetit e mbajnë gratë e Elbasanit, me rreth 37%/Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'