LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. 

Vranësirat gjatë ditës do të jenë aktive dhe si pasojë vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, kurse në fushat barike do të ketë luhatje, por që mbetemi nën vlerat e normales për gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/