LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, thotë se nga shteti merr vetëm 250 euro por i është ndalë ndihma sociale

Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, thotë se nga shteti merr vetëm 250 euro por i është ndalë ndihma sociale

Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, Ferdonije Qerkezi, ka rrëfyer për humbjen e gjithë familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo në emisionin “Blic Interview” ka thënë se nga shteti merr vetëm 250 euro në muaj, derisa shton se i është ndërprerë ndihma sociale.


“Unë i marr vetëm 250 euro ndihmë nga shteti dhe kam një qira prej 150 eurosh. Me ato që marrë nga qiraja mbijetoj, por nga Qeveria dhe Kuvendi nuk marr asnjë ndihmë”.

“Kur kam filluar ta marrë këtë shumë, ma kanë ndërprerë ndihmë sociale prej 65 eurosh në muaj. Ndonëse e kam pasur të garantuar që ta marrë për pesë vjet, unë e kam marrë për tre vjet dhe më pas ma kanë ndërprerë”.

Ajo ka thënë se për të mbijetuar i ndihmojnë edhe familjarët.

“Kam vëllezër që më ndihmojnë, disa në Gjakovë dhe Prishtinë. Njëherë për njëherë jam mirë. Kam dëshirë vetëm të më vizitojnë njerëzit. Kudo që shkoj nëpër mjekë, si në Gjakovë ashtu edhe në Prishtinë, më përkrahin dhe nuk më lënë të presë në radhë”.

Qerkezi ka edhe probleme shëndetësore, por thotë se dhimbja më e madhe mbetet familja.

“Me shëndet fizik jam mirë, por brenda copa-copa. Vuaj nga sheqeri, tensioni, dhimbje në trup, por edhe me dhimbje të madhe të familjes. Kështu që mos vet ku mbeten, çka u bë me ta, çfarë risie po na vjen, s`di çka të them më tepër”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori