Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V.H, të cilin e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vite e gjashtë muaj, pasi i njëjti ka tentuar ta vras ish të dashurën e vet, të mitur, duke e therur me thikë disa herë.
Sipas gjykatës, i pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor, si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.
“Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. I pandehuri V.H shpall fajtor për shkak se me datë 21.06.2018, rreth orës 08:30 minuta, në hyrje të fshatit Orobërd, Komuna Istog, me dashje dhe nga motive të ulëta, me thikë ka tentuar të privojë nga jeta viktimën e mitur M.M, nga fshati Jabllanicë e Vogël, komuna Pejë, në atë mënyrë që pasi që viktima ndahet nga i pandehuri me të cilin ka qenë në lidhje dashurie, kërkon nga i njëjti që t’i largojë nga rrjetet sociale fotot nudo dhe video incizimet e viktimës, e të cilat foto dhe video incizime i pandehuri i kishte postuar pasi që është ndarë nga viktima, me ç’rast viktima fillimisht e njofton babain e të pandehurit e pastaj e thërret edhe të pandehurin në telefon që ti heqë të njëjtat dhe vendosin që të takohen ditën kritike në fshatin Orobërd që viktima vetë personalisht t’i heqë fotot dhe video incizimet nga telefoni i të pandehurit, ashtu që viktima pasi që niset për Pejë me motrën e saj, kthehet nga Stacioni i Autobusëve në Pejë dhe shkon në fshatin Orobërd ku takohet me të pandehurin i cili me tu takuar fillon të bërtasë e më pas i pandehuri e nxjerr thikën ku fillimisht e pret dorën e tij të majtë, ku viktima me të parë këtë sjellje të tij tenton të ikë por i pandehuri e kap për dore dhe fillon ta godasë me thikë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime. Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në komunikatën.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje