LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale grabitje në tentativë

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale grabitje në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B për shkak të dyshimit të tentim të përfitimit material.

“Me datë 04.05.2018, rreth orës 20:30 min, në fshatin Grabanicë, Komuna Klinë, me përdorimin e forcës tenton ta përvetësoj pasurinë e luajtshme të tjetrit me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që pasi i pandehuri hyn në shitoren e të dëmtuarit ku fillimisht blen një pako cigare në vlerë prej 2.80 € dhe kur i pandehuri e pyet të dëmtuarin “a t’i kam dhënë paret” i dëmtuari i përgjigjet “nuk ka problem”. I pandehuri e nxjerrë nga brezi një revole i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ qiti paret” dhe në atë moment nga dera hyjnë edhe tre persona tani të panjohur, nga të cilët njëri me armë në dorë, tjetri me thikë dhe një me fshesë në dorë dhe pasi të njëjtit e godasin të dëmtuarin, vazhdojnë dhe kërkojnë të holla në shitore, me të arritur në shitore vajzat e të dëmtuarit pas britmave që kishin dëgjuar, i pandehuri dhe personat e tjerë ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.


Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale grabitje në tentativë.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori