LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon shkarkimin e Rexhep Hotit, koordinatorit nacional për rini

LDK kërkon shkarkimin e Rexhep Hotit, koordinatorit nacional për rini

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti i cili së fundi ishte organizator  i “Garës Nacionale të Diturisë” në të gjitha shkollat e vendit.

Lidhur me këtë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku  në emër të grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar shkarkimin e koordinatorit Rexhep Hoti.

“LDK kërkon që të shkarkohet menjëherë koordinatori i programit nacional, Rexhep Hoti, të ndërpritet programi nacional për rini që kohë më parë është miratuar nga Qeveria, të mos vazhdohet shpenzimi kot i mjeteve financiare por këto mjete të kthehen dhe të dedikohen për drejtoritë e komunave dhe shkollave tona dhe të ndahen edhe për bursa për studentët e dalluar, të ndalohet gara e këtij lloji skandaloz, të kërkohet hetim për mënyrën e shfrytëzimit të parasë publike nga koordinatori i programit nacional”, ka thënë Bunjaku.

ajo ka kërkuar që përgjegjësinë e aktiviteteve brenda shkollave duhet ta merr ministria e Arsimit e jo të përzihen kompetencat mes ministrisë së Kulturës e Arsimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori