LAJMI I FUNDIT:

Këshilla e miliarderit kinez për sukses: Nëntë orë punë dhe gjashtë herë seks brenda dite

Këshilla e miliarderit kinez për sukses: Nëntë orë punë dhe gjashtë herë seks brenda dite

Miliarderi kinez dhe pronari i kompanisë Alibaba, Jack Ma, ka marrë pjesë në një “dasmë masive” të kompanisë.

Kjo dasmë nuk ka qenë vetëm e një çifti, por ka qenë si festë për të gjitha çiftet e kompanisë që janë martuar përgjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Së fundmi, Jack Ma e ka mbrojtur orarin famëkeq javor të punës“996”, kundër të cilit kanë protestuar kinezët. 996 nënkupton 9AM – 9PM (12 orë punë), 6 ditë në javë.

Madje, miliarderi kinez e ka quajtur këtë orar si “bekim të madh” për punëtorët e ri.

Gjatë organizimit të kompanisë, ai u ka thënë 102 çifte prezente: “Në punë, ne duhet ta praktikojmë orarin 996. Në jetë personale, ne duhet ta ndjekim rregullin 669”.

“Çfarë është 669? Gjashtë ditë, gjashtë herë, ku kohëzgjatja është çelësi”, ka thënë ai. Në kinezisht, fjala “kohëzgjatje” tingëllon sikur numri “nëntë”.

Jack Ma gjithashtu përmes fjalimit të tij i ka inkurajuar çiftet të bëjnë fëmijë. /Telegrafi/