LAJMI I FUNDIT:

Foshnja e porsalindur braktiset në një lagje të Shkupit

Foshnja e porsalindur braktiset në një lagje të Shkupit
Foto: Ilustrim

Dje në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, është pranuar një foshnje e sapolindur nga lagjja e Shkupit, Topansko Pole.

“Bëhet fjalë për të sapolindur të gjinisë mashkullore, me peshë të lindjes 2.400 gr, gjendja shëndetësore e tij është mirë. Janë marrë të gjitha masat e duhura për raste të tilla”, deklaruan nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve.


I sapolinduri u gjet rastësisht nga një kalimtar i rastit. Fëmija ka qenë i lënë në park, pa veshje.

Policia punon në zbulimin e identitetit të nënës dhe situatat në të cilat i sapolinduri është lënë në tokë menjëherë pas lindjes./Telegrafi/