LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Fëmijët të vaksinohen sepse nuk do t’i lejojmë të regjistrohen nëpër shkolla

Ademi: Fëmijët të vaksinohen sepse nuk do t’i lejojmë të regjistrohen nëpër shkolla

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi apelon deri tek prindërit të vaksinojnë fëmijët pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për marrjen e dokumenteve për regjistrimin në klasat e para, me ç’rast do të regjistrohen vetëm ata me konfirmim që kanë marrë vaksina të detyrueshme.

Ademi theksoi se situata do të monitorohet dhe nëse ka nevojë përveç vaksinimit në terren do të hapen pika të vaksinimit në shkolla, për shkak të siç tha, interes të shëndetit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në seancën e Qeverisë është diskutuar për më shumë modalitete përballemi me dy vlera themelore të garantuara me Kushtetutë – e drejta për arsimim që është e garantuar, dhe e drejta për shëndetin e çdo fëmije”.


“Duke marrë në konsideratë se përballemi me epideminë dhe me rrethana serioze kemi ardhur në konkluzione konkrete se shkollat patjetër t’i pranojnë të paraqiturit për regjistrim nga ana e prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre si klasë të parë në shkollë, por vetëm për fëmijët për të cilët është marrë një miratim i duhur se kanë marrë vaksinën e detyrueshme”, deklaroi Ademi.

Në komentim mbi rastet e mundshme nëse nuk dorëzohen kartat e vaksinimit, Ademi iu referua vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese disa vite më parë, se bëhet fjalë për diskriminim ku si kusht për monitorimin e procesit arsimor kërkohet fëmijët t’i kenë marrë vaksinat e detyrueshme.

Duke i’u përgjigjur pyetjes të parashtruar nga gazetarët ministri i arsimit potencoi se janë paraparë dënime në rast se fëmijët nuk janë pjesë e arsimit fillor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Lajme
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e vdekjes

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e vdekjes

Lajme
Vizita e Lajçakut në Kosovë, Qeveria tregon se çka u bisedua

Vizita e Lajçakut në Kosovë, Qeveria tregon se çka u bisedua

Lajme
Kalo në kategori