Kombinati Jugohrom ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave.
Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”.
Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e konfirmoi edhe kreu i Sindikatës së punëtorëve të kombinatit Jugohrom, Bajram Amiti.
“Momentalisht kjo punë ka stagnuar. Qeveria e ndau kredinë që na pati premtuar se do e ndaj mirëpo tani pronari nuk e ka pranuar atë kredi dhe për momentin punët janë ndal dhe nuk ka asnjë lloj lëvizje. Gjithashtu tani kërkohet edhe investitor, pronari ka interesim për ta shitur”, deklaroi Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.
Nga organizata “EcoGuerilla”, këmbëngulin se para shitjes së kombinatit, drejtuesit e tij duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet dhe ndotjen e ajrit që kanë shkaktuar, ndërkohë nga blerësit e ri, kërkojnë që fillimisht t’i plotësojnë standardet ekologjike, dhe pastaj të startojnë me punë.
“Para se të del në shitje, duhet që Prokuroria Publike të ngrit padi kundër menaxhmentit të Jugohromit për mashtrimet që kanë bërë gjatë gjithë kohës, blerjes së kohës dhe helmimit që i kanë bërë rajonit të Pollogut gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe çfarëdo blerësi i ri, nuk do të guxoj të fillojë me punë para se të plotësohen standardet”, tha Arianit Xhaferi. EcoGuerilla
Ndërkohë, i pyetur për fatin e mëtejmë të Jugohromit, ministri Bekteshi vetëm se ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të Qeverisë, se jo vetëm Jugohromi, por çdo fabrikë e këtij lloji, nuk do të lejohet të punojë pa plotësimin e kritereve ekologjike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City