LAJMI I FUNDIT:

Dy ushtrimet që ju mbajnë në formë tërë jetën

Dy ushtrimet që ju mbajnë në formë tërë jetën

Si mund ta dini nëse do të bëni një jetë të gjatë e të lumtur? Përmes shkencës së avancuar?

Epo, Dr. Michael Joyner, doktor dhe hulumtues, duket se e ka përgjigjen për këtë, transmeton Telegrafi.

“Studim pas studimi ka treguar se testet e thjeshta të performancës fizike janë parashikues shumë i mirë i vdekjes në të ardhmen”, ka shkruar ai.


Joyner thotë se janë dy ushtrime fizike të cilat jua përmirësojnë aktivitetin fizik dhe jua rrisin jetëgjatësinë, jua shtojnë forcën dhe qëndrueshmërinë, si dhe e përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Megjithatë, këto dy ushtrime ndoshta nuk do t’ju pëlqejnë: kërcimi me litar dhe ushtrimi burpee.

Kërcimi me litar

Përse këto dyja?

Vetëm kërcimi me litar është shumë më efikas sesa vrapimi kur është fjala për djegie të yndyrës.

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se kërcimi me litar kërkon 24% më shumë fuqi sesa vrapimi për të njëjtën shpejtësi.

Me fjalë të shkurta, ju digjni më shumë kalori përmes kërcimit me litar.

Tani, nëse ia shtoni pak peshë atij litari, ju vetëm sa e rritni fuqinë që kërkohet, e shtoni numrin e kalorive që i digjni dhe njëkohësisht i ndërtoni muskujt në duar.

Ushtrimi Burpee

Në anën tjetër, ushtrimet burpee e përfshijnë të gjithë trupin dhe e pompojnë zemrën.

Që të dy ushtrimet kanë qëllime të dyfishta: e rrisin fitnesin kardiovaskular dhe njëkohësisht e ndërtojnë fuqinë në pjesën e epërme dhe poshtme të trupit. /Telegrafi/