LAJMI I FUNDIT:

Çfarë paguajnë qytetarët me çmimin e një litër naftë në Maqedoni? (Foto)

Çfarë paguajnë qytetarët me çmimin e një litër naftë në Maqedoni? (Foto)

Pronarët e pompave të benzinës në vend, sot kanë publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të jenë më të shtrenjta për një dhe gjysmë denarë.

Kjo është hera e parë që tregtarët i vendosin vetë çmimet e naftës, në vend të Komisionit Rregullator për Energjetikë, për shkak të ngecjes së ndryshimeve në Ligjin për energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas çmimeve të reja që janë vendosur nga tregtarët, një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 71 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 73 denarë për litër. Kurse një litër Eurodisel do të kushtojë 64 denarë për litër.


Publikohen çmimet e naftës të vendosur nga vetë tregtarët në Maqedoni
Lexo po ashtu Publikohen çmimet e naftës të vendosur nga vetë tregtarët në Maqedoni

Por, çfarë paguajnë qytetarët me paratë që blejnë një litër naftë?

Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë nëse një litër Eurodisel do të kushtonte 63.5 denarë, atëherë 0.030 denarë nga kjo vlerë shkojnë për ambientin jetësor.

Kurse 0.30 denarë për rezervat e naftës, 0.50 denarë për transportin, 3.20 denarë për rrjetin tregtar, 9.69 denarë për TVSH-në, 15.12 denarë paguhet për akcizën, ndërsa 34.66 denarë shkojnë për çmimin e rafinerisë.

Ndryshe, pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për energjetikë, që janë në procedurë kuvendare, çmimet e naftës do t’i vendos sërish Komisioni Rregullator për Energjetikë./Telegrafi/

Foto: META.MK