LAJMI I FUNDIT:

Taekwondistët synojnë medalje në Kampionatin Botëror “Manchester 2019”

Taekwondistët synojnë medalje në Kampionatin Botëror “Manchester 2019”

Katër garues të sportit të taekwondosë do të përfaqësojnë vendin tonë në kampionatin botëror të taekwondosë, që mbahet prej nesër (e mërkurë) deri më 18 maj në Manchester të Anglisë.

Përfaqësuesja e Kosovës në Taekwondo ka shanse të mëdha që të fitojë medalje në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Manchester të Anglisë në këtë muaj.


Qëndrim Sejfijaj, kategoria deri në 68 kilogramë, Butrint Ejupi, kategoria deri në 74 kilogramë, Natyra Kadriu (-46 kg) dhe Don Berisha (+87 kg), do të synojnë të lënë gjurmë në botëror, bashkë me trajnerin e kombëtares, Arsim Agushi.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Taekwondosë së Kosovës, Enis Qafëlleshi, thekson se në Manchester udhëtojnë për të fituar medalje, pasi ka kohë që janë duke u pëgatitur për këtë garë.

“Kjo është hera e tretë që taekwondistët marrin pjesë në botëror, pas pjesëmarrjes në Rusi dhe Kore të Jugut. Pretendimet nga Manchesteri i kemi për medalje”, shprehet me optimizëm Qafëlleshi për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, www.noc-kosovo.org.

Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron fat dhe suksese garuesve tanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori