Një delegacion i bizneseve amerikane qëndroi sot në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ku u takua me disa përfaqësues të bizneseve që operojnë në Kosovë.
Qëllimi i takimit të tyre ishte informimi lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët amerikanë, njofton OEAK përmes një komunikate për media.
Kryetari i Bordit të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, njoftoi të pranishmit me mundësitë e shumta për investime të cilat i ofron Kosova në sektorë të ndryshëm.
Ai tha se numri i madh i bizneseve të suksesshme është dëshmi e vullnetit dhe punës së madhe të bizneseve vendore për t’u rritur më tutje. Ibrahimi tha se rrjetëzimi mes bizneseve vendore dhe atyre amerikane është ndër mënyrat më të mira për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe për të siguruar numër më të lartë të investimeve amerikane në vend.
Njëri nga biznesmenët amerikanë pjesë e delegacionit, Michael Stoltzfus, u interesua lidhur me kualitetin e arsimit në vend si dhe zhvillimin e ndërmarrësisë si disa nga shtyllat kyçe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Stoltzfus përmendi rininë e Kosovës si një aset mjaft të vlefshëm i cili mund të rezultojë në rritje më të qëndrueshme të vendit duke reflektuar në themelimin e një numri më të madh të ndërmarrjeve të reja gjë që pastaj përkthehet në vende të reja pune.
Më tutje, përfaqësuesit e bizneseve diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit me bizneset amerikane në projekte konkrete në fusha të ndryshme duke u dakorduar për vazhdim të komunikimit mes tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe