LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që me ligj të ndalohet diskutimi për territorin e Kosovës

Kërkohet që me ligj të ndalohet diskutimi për territorin e Kosovës

Diskutimi i shkëmbimit territorial ka bërë që negociatat në mes Kosovës të dalë jashtë binarëve të dialogut. Ndërsa roli i delegacionit shtetëror në këtë proces nuk ka rezultuar me legjitimitet të plotë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dallime të theksuara, pasi që gjatë arritjes së Marrëveshjes historike të Prespës nuk është venë në pikëpyetje asnjë element thelbësor i një shteti. Ndërsa ideja për shkëmbimin e territoreve po konsiderohet si e rrezikshme dhe aventurë personale e presidentit të vendit.

Këto u thanë gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti EPIK “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”.


Taulant Kryeziu nga EPIK, thotë se me ligjin për Dialogun, nuk është përmbushur asnjë nga tre qëllimet kryesore që kishte ky ligj. Sipas tij, së pari do të duhej që mandatimi i ekipit negociator të behej me 80 vota, pasi që kjo është një çështje me interes nacional. Ai e ka quajtur të rrezikshme idenë e shkëmbimit të territoreve, ndërsa mendon se iniciativat e tilla do të duhej të ndaloheshin me ligj.

“Mandatimi i ekipit negociator, platformës do të duhej të bëhej me 80 vota në Kuvend që në start dhe po ashtu të vendosej kufizimi i mandatit kushtetues… ne e dimë që viti 2018 ka marrë gjithë vitin me idenë e shkëmbimit territorial një ide jashtëzakonisht e rrezikshme që nuk i flen shtratit të Kosovës dhe ka dalë jashtë binarëve të procesit të dialogut, duke e ditë që qëllimet primare të procesit të dialogut kanë qenë bashkëpunimi rajonal, integrimi i këtyre dy vendeve në BE dhe integrimi i strukturave paralele serbe në sistemin tonë…9’ 56’’ Do të duhej që së paku të përfshinte një paragraf: ‘Asnjë institucion qendror kushtetutës, nuk guxon të ketë objekt diskutimi territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu i tërë procesi i negociatave do të duhej të ishte në mbikëqyrje të rreptë Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për dallimet dhe ngjashmëritë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me Marrëveshjen Prespës. Hasani sheh dallime të theksuara në mes këtyre dy proceseve ku sipas tij, Shkupi dhe Athina nuk kanë diskutuar për asnjë nga elementet thelbësore të një shteti, por kanë ndodhur vetëm kompromise teknike. Ndërsa ngjashmëria e vetme sipas tij në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me konsideratën gjeopolitike të pozitës së Rusisë në këtë pjesë të Evropës, aty ku sipas tij, Rusia inkuadron krimin e organizuar dhe investon në politikanë të korruptuar në vendet në tranzicion.

“Rasti i Greqisë me Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur fare të bëjë me cenimin apo lëndimin e ndonjë prej elementeve kryesore të qenit shtet. As territori, as popullsia, as aftësia e qeverisjes e Shkupit për të qeverisur vetveten dhe për ti realizuar detyrimet e marra ndërkombëtare nuk kanë qenë të vëna në pikëpyetje nga Athina. Në rastin e Kosovës, ndërkaq Serbia i konteston të gjitha këto elemente të shtetit… synimi për copëtim të Kosovë me qëllim akomodimin e Serbisë për pasojë nuk mund të rezultojë në njohjen dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës sepse ai copëtim përben vetëm një episod në strategjinë afatgjate serbe për zhbërjen e shtetit të Kosovës… 18’ në aspektin kushtetues tërë negocimi është kryer nga ekzekutivi I dy shteteve duke ua lënë ministrave të jashtëm respektiv privilegjin e nënshkrimit të saj, ngjashëm siç ka qen ë rasti më Kosovën nga viti 2011, e deri kur nisi tregtimi për copëtim të Kosovës dhe normalizim të raporteve me Serbinë përmes të ashtuquajturave kompromise të dhimbshme. Në planin e të drejtës kombëtare Shkupi ka bërë koncesione të natyrës teknike dhe të gjestit të vullnetit të mirë duke marrë përsipër njëanshëm, ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në rend të parë, ndryshimin e kushtetutës dhe mbajtjen e një referendumi sa për ty e paqe dhe që nuk ka bërë me sovranitetin territorial nacional. Së fundmi, përfaqësuesve të sovranit i është dhënë vend I spikatur gjatë tërë procesit, jo vetëm në rastin e ratifikimit të marrëveshjes”, tha Hasani.

Sipas Hasanit, ideja e shkëmbimit të territoreve në afatgjatë është vetëm një shumëzim i problemeve aktuale. Ka theksuar se copitmi prodhon probleme më të mëdha në mes popujve.

Ndërsa analisti politik Behlul Beqaj, ka trajtuar aspektin politik të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili tha se qëndrojmë keq sa i përket dinamikës së kësaj çështje.

Edhe për Beqajn, korrigjimi i kufijve përbën rrezikshmëri në rrethanat aktuale, ndërsa këtë përpjekje e ka quajtur aventurë personale të presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe në kundërshtim me vullnetit të qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar.

Pengesë shumë serioze sipas Beqajt, për konsolidimin e shtetit është edhe mosushtrimi i pushtetit efektiv në tërë territorin e Kosovës.

‘Në rastin e korrigjimit apo si të doni quajeni kemi një ç’akordim të vullnetit politik të faktorëve politik që shprehin vullnetin politik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kryetarit që pretendon për ta imponuar vullnetin personal në emër të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës në njërën anë dhe faktorëve të jashtëm në anën tjetër. Pra kemi një disharomoni rreth këtij procesi… prandaj konsideroj se këtë përpjekje mund ta trajtojmë që është e papranueshme me vullnetin e sovranit dhe në kundërthëniet ndërkombëtare’, tha Beqaj.

Ai madje tha se ‘Aventurat e papërgjegjshme të kryetarit të Kosovës e kanë bërë aktualisht dhe besoj në vitet e ardhshme si çështje që është e pamundur’.

Ndërsa Jeta Krasniqi nga KDI, thotë Shoqëria Civile kanë kërkuar që procesi i dialogut me Serbinë të udhëhiqej nga Qeveria e Kosovës dhe për çdo gjë të mbahej i informuar Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që evitohen mos-bashkërendimet në rast të ratifikimit të ndonjë marrëveshje eventuale. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori