LAJMI I FUNDIT:

Shiten të gjitha shtëpitë 1 euroshe në Siçili, oferta nga e gjithë bota (Foto)

Shiten të gjitha shtëpitë 1 euroshe në Siçili, oferta nga e gjithë bota (Foto)

Amerikanë, arabë, kinezë, rusë, argjentinas, francezë, britanikë.

Janë vetëm disa nga nacionalitetet e banorëve që shpejt do marrin në pronësi shtëpitë e komunës së Sambuca-s në Siçili, ku në muajt e shkuar, administrate nxori në shitje ankandi, me një çmim që nis me një eurosh, 16 shtëpi të braktisura në qendrën historike.

Iniciativa pati një sukses të papritur, me mbi 100 mijë e-mail dhe telefonata nga e gjithë bota me kërkesë për informacion, pas një kronike të transmetuar në kanalin e turizmit të rrjetit televiziv Cnn.


Në pallatin Panitteri, u hapën 49 zarfe që përmbanin ofertat, përfshirë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro, nga vende të ndryshme të botës.

Oferta më e lartë ka qenë për një pronë në rrugën “Marconi”, shkruan oranews.tv.

Një grua nga Virginia, SHBA, mbërriti në Sambuca personalisht për të parë shtëpitë që shiteshin dhe ofroi 21 mijë euro.

Tani pronarët e rinj do kenë në dispozicion një periudhë prej maksimumi 3 vitesh për ristrukturim dhe për të marrë më pas pronën për të cilën kanë paguar.

“Që kur, në vitin 2016 u zgjodhëm ‘Fshati i fshatrave’, thotë zëvendës kryetari i Sambuca-s, Giuseppe Cacioppo – jeta e komunitetit tonë ndryshoi plotësisht. Që atëherë, kemi patur një ‘bum’ të vërtetë turistik: janë shtuar hotelet dhe madje edhe tregu imobiliar ka pësuar zhvillim të paprecedentë. Kur nxorëm projektin “Shtëpi 1 euro” nuk e prisnim se do kishte këtë sukses. U ‘pushtuam’ nga qindra të huaj, shumë prej të cilëve u transferuan në vendin tonë. Sot po vjelim frytet e kësaj pune”.

Në trend Fun

Më shumë
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima

Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima

E bëri sërish, presidenti portugez për pak sa nuk ia “këputë” dorën kryeministrit indian

E bëri sërish, presidenti portugez për pak sa nuk ia “këputë” dorën kryeministrit indian

Iowa Great Dane u quajt qeni më i gjatë në botë me një lartësi prej afro një metër

Iowa Great Dane u quajt qeni më i gjatë në botë me një lartësi prej afro një metër

Kalo në kategori