Nëse e keni hequr zorrën qorre – keni shansin trefish më të madh që t’ju shfaqet sëmundja e Parkinsonit
Studimi më i ri të cilin e ka bërë Spitali Universitar në Klivlend, ka arritur në përfundimin që njerëzit të cilët e kanë hequr zorrën qorre kanë shanse trefish më të mëdha që të sëmuren nga kjo sëmundje e rëndë
Më shumëse dhjetë milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit, gjendje neurologjike për të cilën nuk ka ilaç, transmeton Telegrafi.
Studimi më i ri, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 62 milionë pacientë, ka zbuluar lidhjen midis zorrës qorre dhe sëmundjes së Parkinsonit, i cili ka mundur të na tregojë kur, ku dhe përse kjo sëmundje shfaqet.
Duke analizuar 62 milionë amerikanë, hulumtuesit kanë konstatuar që 489 mijë prej tyre kanë hyrë në operacion për heqjen e zorrës qorre. Më vonë, në 4.470 prej tyre janë diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çarë lidhjeje ka zorra qorre me sëmundjen e trurit, mirëpo studimet e fundit paralajmërojnë që është në gjurmë të vërteta të zbulimit, sepse po hulumtojnë një proteinë të caktuar.
Fjala është për alfa-sinukleinën, proteinë e gjetur në traktin digjestiv, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit.
“Përse shkencëtarët e gjithë botës janë përqendruar në traktin digjestiv, duke përfshirë edhe zorrën qorre, në mënyrë që të konstatojnë shkaktarët e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit”, ka thënë dr. Muhamed Sherif.
Vetëm pas vdekjes, me autopsi, kjo proteinë mund të detektohet në tru të pacientit, mirëpo në vitin 2003 ekipi i shkencëtarëve gjermanë ka paralajmëruar që sëmundja e Parkinsonit do të mund të shfaqet në stomak, jo në tru, sepse kanë gjetur proteinë të ngjashme në traktin digjestiv të një pacienti të sëmurë nga sëmundja e Parkinsonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës