LAJMI I FUNDIT:

“Artsy” shkruan për pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut

“Artsy” shkruan për pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut

Faqja prestigjioze globale dedikuar artit, Artsy, i ka kushtuar një shkrim pavijonit të Kosovës, duke e konsideruar si njërin prej 10 më të mirëve në këtë edicion të Bienales së Artit në Venedik.

Projekti “Albumi familjar” i artistit Alban Muja ka rikthyer në vëmendje vuajtjen e fëmijëve refugjatë gjatë luftës në Kosovë – fotografitë e të cilëve 20 vjet më parë zinin faqet e gazetave kudo në botë.


Muja ka përzgjedhur disa fotografi të këtyre fëmijëve që asokohe ishin publikuar në mediat botërore dhe dy dekada më pas i ka gjetur protagonistët, tashmë të rritur, të këtyre imazheve, të cilët i kanë ndarë rrëfimet e tyre.

“Videot e paraqitura nuk janë vetëm përshkrime emocionuese të një krize të dikurshme, por ato gjithashtu rezonojnë me narrativat bashkëkohore të refugjatëve në mbarë botën”, shkruan “Artsy”.