LAJMI I FUNDIT:

Çavkov nuk mban mend detajet e arrestimit të Ljube Boshkoskit

Çavkov nuk mban mend detajet e arrestimit të Ljube Boshkoskit

Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe ish drejtor i BSP-së, Mitko Çavkov nuk mban mend për detajet e arrestimit të Ljube Boshkoskit më 6 qershor të vitit 2011, por është i sigurt se është e dokumentuar, ashtu si për rastet tjera.

Ai dëshmonte në seancën e sotme për rastin “Tortura” të PSP-së, për arrestimin e Boshkoskit një ditë pas mbarimit të zgjedhjeve kuvendare, për shkak se ai në atë kohë ishte Drejtor në Repartin e krimit të organizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Çavkov theksoi se mban mend se arrestimi është zbatuar për shkak të indikacioneve për vepër penale lidhur me financimin e partive politike, por shtoi se ai nuk ka dhënë urdhër për arrest, por prokurori publik. Siç tha i, e din se në hetim më herët janë përdorur edhe masa të veçanta hetimore.

“Si drejtor vendosa praktikë, që për secilën veprim që ndërmerr reparti të përfshihet edhe përfaqësues nga Prokuroria për krim të organizuar. Po nuk mbaj mend nëse kam marrë pjesë në arrestimin e Boshkoskit, por deklaroj se si secili rast edhe ky rast është dokumentuar”, tha Çavkov.

Në pyetjen e prokurorit Ljubomir Lape nëse personalisht është paraqitur komandantit të Alfave të arrestojë Boshkoskin, ai tha se nuk mban mend.

Në lëndën “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-drejtori i njësitit Alfa, Ivica Antevski-Puki, dhe pesë persona të po këtij njësiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori