LAJMI I FUNDIT:

Historia e zhytësit që mbeti pa oksigjen për 38 minuta në 92 metra thellësi, ekspertët edhe sot nuk e dinë si mbijetoi (Foto)

Historia e zhytësit që mbeti pa oksigjen për 38 minuta në 92 metra thellësi, ekspertët edhe sot nuk e dinë si mbijetoi (Foto)

Gjatë një nate me shi në Detin Verior gjatë shtatorit të vitit 2012, Chris Lemons pa vdekjen me sy. I bllokuar nën platformën e naftës në ujërat e ftohta, atij i kishte mbetur oksigjen në bombolë për vetëm edhe një minutë jetë.

Gjëja e vetme që në ato momente i sillej nëpër kokë, ishte e fejuara Morag e cila po e priste në Skoci që ta përfundojë ndërrimin si zhytës në industrinë e naftës, dhe të vazhdojnë me ndërtimin e shtëpisë së tyre të parë. Ata kishin planifikuar që të martohen në prill, transmeton Telegrafi.

E çdo frymëmarrje sa vinte e bëhej më e vështirë dhe çdo sekondë pritej të mbeste pa oksigjen. Chris, që asokohe ishte 33-vjeç, gjithmonë e ka përshkruar punën e tij si udhëtimin në hapësirë, por “nën ujë”.


E përvoja e tij e hidhur në Detin Verior, e ka bërë atë protagonist në dokumentarin më të ri të BBC-së të titulluar “Fryma e fundit”. Kurse mbijetesa e tij nën ujë për shumë minuta, vazhdon të habit ekspertët e zhytjes.

Shumica e njerëzve zakonisht mezi arrijnë të qëndrojnë në ujë për tre minuta pa oksigjen, por Chris mrekullisht ka arritur të mbijeton për plot 38 minuta. Por, si e ka arritur një gjë të tillë?

18 shtatori do të duhej të ishte si çdo ditë tjetër për të, në det 127 milje në lindje të Aberdeen së bashku me Dave Youasa dhe Duncan Allcock, që të dy zhytës me shumë përvojë. Detyra e tyre ishte të zhyten në 92 metra thellësi dhe të riparojnë gypat e dëmtuar, përmes të cilëve qarkullonte nafta e nxjerrë.

Për ta ishte diçka e zakonshme, për faktin se ishin zhytës me shumë përvojë dhe që nuk dinin të frikësoheshin në thellësi. Gjithçka dukej se po shkonte mirë atë ditë, derisa nuk u ndez alarmi dhe u paralajmëruan se duhet të dalin në sipërfaqe të ujit dhe të hipin në anije për çështje sigurie.

Megjithatë derisa po dilnin nga uji duke mbajtur litarin e sigurisë, erërat e forta ishin ato që lëvizën anijen duke bërë që edhe litari të lëviz në ujë.

E në ato momente dy prej tyre disi arritën të dalin mbi ujë, kurse Chris mbeti në thellësi të mëdha duke luajtur me “vdekjen”. Megjithatë pasi disa tentimeve e kuptoi se e ka të pamundur të dal në sipërfaqe të ujit pa ndihmën e të tjerëve.

Kur në ndihmë i dolën miqtë, menduan se bëhet fjalë për një trup të pajetë, por në momentin që i dhanë frymë artificiale, ai u “zgjua” dhe filloi të lëviz. Megjithatë mendonin se nuk do t’ia dalë për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë më saktësisht për plot 38 minuta, por ai vetëm sa vinte e bëhej më energjik.

Por, ekspertët e zhytjes ende nuk e kanë të qartë se si ka arritur të mbijetojë në thellësi të ujit për 38 minuta. E përgjigja më reale sa i përket kësaj enigme është se në kushtet ekstreme të ftohtit, trupi i tij mund të jetë “fikur” duke bërë kështu që organet vitale të punojnë me ata pak oksigjen që i kishte mbetur më bombolë.

E gjithë kjo përvojë e frikshme nuk e ka ndalur atë që të vazhdojë të merret me këtë punë. Chris Lemons tani 40-vjeç, vazhdon të punojë si zhytës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori