Antikorrupsioni do të hapë lëndë për Radio Televizionin e Maqedonisë pasi që revizioni shtetëror zbuloi një numër parregullsish në funksionimin e shërbimit publik. Përveç kësaj, do ta analizojnë raportin në të cilin revizorët nënvizuan se drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar udhëheqës sektori për të nënshkruar dokumente në emër të tij, për çka revizorët dyshojnë se ekziston rrezik për punë të paligjshme.
“Do të prononcohemi në njërën nga seancat e ardhshme. Na duhet edhe pak për të analizuar. Do të hapim procedurë edhe për këtë”, Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.
Përndryshe, Qeveria në seancën e djeshme dha mendim negativ për punën e RTVM-së për vitin 2018. Është konstatuar një humbje prej 26 milion denarë, ndërsa shërbimi publik nuk i ka përmbushur standardet profesionale dhe etike për të siguruar pavarësi editoriale. Qeveria pret që Kuvendi të kërkojë mendim prej tyre mbi raportin e revizionit që lidhet me vitin 2017.
“Institucionet në Republikës së Maqedonisë mund të veprojnë edhe sipas informacionit të marrë, megjithatë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është përgjegjës për radio difuzionin publik”, deklaroi Mile Bosnjakovski, Zëdhënësi i Qeverisë.
Revizioni në RTVM zbuloi se Këshilli Programor dhe Bordi Mbikëqyrës, megjithëse nuk kanë pasur autorizim, kanë dhënë dritë jeshile që shërbimi publik të marrë kredi. Ata gjithashtu porositën që të përgatitet edhe një plan biznesi i cili do të shërbejë si garanci për kredinë. Pas miratimit të kredisë prej më shumë se dy milionë euro, televizioni paratë i ka harxhuar para shlyerje të borxheve dhe jo për investime siç është përshkruar në planin e biznesit. Revizioni dyshime ka edhe në lidhje me realizimin e reklamave. Pa një plan medial, ata kanë paguar mbi 400 mijë euro, por revizioni nuk është bindur me të ardhurat e treguara. Është analizuar edhe përgatitja e dokumentarëve në bashkëpunim me produksione të huaja. Janë shpenzuar 2.2 milion euro, por projektet nuk janë udhëhequr sipas çmimit real. Revizioni zbuloi se në televizion mungojnë edhe pajisje, nuk dihet se ku kush dhe për çfarë qëllime përdoren. Sipas revizorëve, personi përgjegjës për konkludimet e raportit për vitin 2017 është drejtori Marjan Cvetkovski./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës