Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, ka organizuar diskutim me të rinjtë e komunës së Kamenicës, ku ishte edhe kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Diellza Mujaj, bursiste e Young Cell Scheme si dhe studentë e nxënës nga kjo komunë. Temë e diskutimit ishte Promovimi i vlerave të BE-së, Rëndësia e gjithëpërfshirjes në procesin integrues.
Komuna e Kamenicës, me barazinë në kuadër të strukturave udhëheqëse, ka vendosur një standard të mirë për barazinë gjinore. Prandaj, ne kemi zgjedhur Kamenicën për të diskutuar promovimin e vlerave të BE-së, në qendër të së cilave është gjithëpërfshirja.
“Integrimi në BE, paraqet mundësi, sfidë dhe avancim në arritjen e objektivave kyçe të BE-së dhe në përqafimin e vlerave të cilat ajo i përfaqëson”, potencoi Hoxha, duke shtuar se niveli komunal ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në proceset integruese.
Anëtarësimi jonë në BE sjell përfitime të mëdha për Kosovën në fusha si avancimi I të drejtave dhe lirive të barabarta, zhvillimit ekonomik, si dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, vuri në pah Ministrja.
“Ne po realizojmë reformat në fusha si sundimi I ligjit dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Hoxha dhe shtoi se sfidë është papunësia e të rinjve dhe grave, përkundër rritjes më të madhe ekonomike në rajon. Po bëhet përpjekje për cilësinë e arsimit, promovimi i zhvillimit ekonomik me inovacion dhe ndërmarrësi si dhe avancimin e kuadrit, ku qindra studentë nga Kosova nëpërmjet Young Cell Scheme studiojnë në universitetet evropiane.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati vuri në dukje angazhimin dhe përkushtimin e tij në komunë për zbatimin e ligjit, vlerat e barazisë dhe përfshirjen e komuniteteve.
Vlerat dhe parimet që vlejnë në BE, duhet t’i zbatojmë për hir të qytetarëve, për veten tonë, sepse janë arritje e pranuar dhe kjo do të jetë më e mira për Republikën e Kosovës, potencoi Kastrati.
Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny potencoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjen, duke vënë në dukje përvojat nga Suedia, duke u bërë model i demokracisë dhe për zbatimin e barazisë.
Diellza Muja, vlerësoi lartë arsimimin në universitetet më të mira të Evropës, skemën Young Cell si rast i mirë për të rinjtë, të jenë të dobishëm dhe të aftë për të çuar përpara agjendat tona evropiane.
Në fund, nxënësit dhe studentët, parashtruan pyetje të ndryshme rreth liberalizimit dhe vlerave të rinisë së Kosovës e cila ka pengesa për lëvizjen e lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze