LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot parashikohet i vranët, ndërsa në orët e drekës dhe pasdite do të bëhen të pranishme edhe intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokale të vazhdueshme me intensitet te ulet dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-15m/sek, pasdite do të fitojë shpejtësi në bregdet deri 18m/sek, përkohësisht e vrullshme, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3. /Telegrafi/