Poezi nga: Pablo Neruda
Përktheu: Suadela Balliu
Dua ta dish
Një gjë.
Ti e di si është kjo punë:
Nëse vështroj
hënën prej kristali, degën e kuqe
të vjeshtës së ngeshme në frëngjinë time,
nëse prek
tok me zjarrin
të pakapshmin hi
e të rrudhurin kurm të drurit
gjithë më shpie tek ti
sikur gjithë ç’ekziston,
erëmime, dritë, metale,
të ishin varka të vogla që lundrojnë,
drejt ishujve të tu që më presin.
Tash mirë, nëse pak nga pak
resht së më dashuri,
së dashuri pak nga pak
do t‘resht.
Në beftë më harron,
mos më kërko
do t‘kem harruar atëherë.
Në e gjykon të gjatë e të çmendur
valëvitjen e flamujve
që kalon në jetën time
dhe vendos
të më lësh bregun
e zemrës ku kam rrënjë,
mendo
se në atë ditë,
në atë orë
do të ngre krahët
dhe rrënjët e mia do të dalin
të kërkojnë të tjerë troje.
Por
nëse çdo ditë,
çdo orë
ndjen se për mua ke qenë e shkruar
me ëmbëlsi të paepur.
Nëse çdo ditë ngjitet
t’më kërkojë një lule në buzët e tua,
ah dashuria ime, ah e imja,
në mua gjithë ai zjarr përsëritet,
në mua asgjë nuk shuhet e as harrohet,
dashuria ime me dashurinë tënde ushqehet, e dashur,
e gjersa të kesh jetë do të jetë në krahët e tu
pa u larguar prej të mive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe