LAJMI I FUNDIT:

Notuesi njoftohet nga mbrojtësit e rendit, se po ndiqet nga një peshkaqen (Video)

Notuesi njoftohet nga mbrojtësit e rendit, se po ndiqet nga një peshkaqen (Video)

Drone Shark është një organizatë që merret me mbrojtjen e rendit në një plazh në Sydney të Australisë, që e njoftoi një notues se po ndiqet nga peshkaqeni dhe mund të pësoi ndonjë sulm të mundshëm.

Gjatë një kontrolli, ata e panë notuesin që lëvizte i pashqetësuar drejt bregdetit, ndërsa pas e kishte një grabitqar të fuqishëm, transmeton Telegrafi.


“I kemi dhënë një paralajmërim me megafon, që të jetë në dijeni se nuk është vetëm dhe ka një ndjekës të rrezikshëm” shkruan në raportin e organizatës.

Nëpërmjet këtyre kontrolleve, ata kujdesen edhe për botën nënujore, që të mos jenë cak i sulmeve nga peshkatrët pa licensa. /Telegrafi/