CIVIL kërkon respektim maksimal për të drejtën votuese, ligjet dhe standardet demokratike
Gjatë heshtjes zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që filloi në mesnatë mes 3 dhe 4 majit, CIVIL -Qendra për Liri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor në mënyrë maksimale ti respektojnë standardet demokratike dhe rregullat ligjore dhe të kontribuojnë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.
E drejta e votimit është e drejtë e njeriut e padhunueshme dhe duhet maksimalisht të respektohet!
Kërkojmë nga partitë politike ta respektojnë Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe ti ndalin planet eventuale, nëse ato ekzistojnë, për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulim me votuesit.
Kërkojmë nga partitë, por edhe nga prindërit dhe kuadrove arsimore, ti respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe ti lënë jashtë politikës! Fëmijët nuk guxojnë të keqpërdoren për qëllime politike dhe nuk guxojnë të kyçen në fushatat e partive politike! Për çdo keqpërdorim të fëmijëve, kërkojmë reagim përkatës ligjor nga institucionet dhe i bëjmë thirrje opinionit ta dënojë dhe denoncojë ashpër keqpërdorimin e fëmijëve!
Çdo tentim për shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe shkeljen e ligjeve dhe standardeve lidhur me procesin zgjedhor, duhet menjëherë të ndërpritet dhe të ndëshkohet. Nuk guxon të ketë tolerancë për presione, kërcënime ose korrupsion ( blerje të votave).
Kërkojmë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe e inkurajojmë t’i shfrytëzojë të gjitha kompetencat ligjore deri në maksimum dhe të zbatojë proces zgjedhor ligjor, të lirë, të drejtë dhe demokratik. KSHZ nuk ka nevojë të pret paraqitje dhe ankesa, por mund të veprojë, me të treguar dhe sipas gjetjeve dhe mendimeve të veta. Presim që në këto zgjedhje këtë edhe ta bëjë.
Kërkojmë nga anëtarët e këshillave zgjedhore tu përmbahen procedurave dhe Kodit Zgjedhor, të jenë njerëzorë, profesionalë dhe ti zbatojnë me dinjitet detyrat e tyre në ditën e zgjedhjeve. I inkurajojmë të mos u nënshtrohen presioneve dhe korrupsionit eventual të strukturave të caktuara politike. Për çdo informatë të nevojshme, duhet të lajmërohen në Komisionin Komunal Zgjedhor, ose në KSHZ. Çdo tentim për presion duhet ta paraqesin në polici, por edhe Civili është në dispozicion për paraqitje të rasteve të tilla. Njëkohësisht, kërkojmë nga të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhore ta respektojnë integritetin dhe punën e vëzhguesve dhe të ekipeve të gazetarëve dhe me asnjë kusht të mos i pengojnë në punën e tyre.
U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve të votojnë lirshëm, sipas bindjes personale. Nuk i kanë borxh gjë askujt. Çdo gjë që u premtojnë partitë dhe kandidatët në cilat do zgjedhje, në fakt u takon qytetarëve, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve që nuk do të gjenden në Listën e Votuesve, këtë ta paraqesin te ne. Mjafton të na e japin emrin, mbiemrin dhe adresën. Për fat të keq, KSHZ dhe institucionet tjera nuk gjetën kohë dhe mënyrë ta zgjidhin këtë problem, por është e rëndësishme ti kemi këto informata që të zgjidhet problemi sa më shpejtë, njëherë dhe përgjithmonë, pas zgjedhjeve.
U bëjmë thirrje mediave të jenë të paanshëm dhe profesionalë. Gazetaret dhe gazetarët në këtë periudhë kanë përgjegjësi të madhe shoqërore. I inkurajojmë ta kryejnë detyrën e tyre ashtu si u takon, dhe të manifestojnë përgjegjësi maksimale profesionale dhe morale. Për çdo problem me të cilin përballen, ne jemi në dispozicionin e tyre.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin parregullsi zgjedhore të çdo lloji. Presione, kërcënime, shantazhe, korrupsion, ryshfet, keqpërdorim të resurseve publike ose pozitës zyrtare, shkelje të heshtjes zgjedhore, punë joligjore të administratës zgjedhore, agjitim dhe propagandë, gjuhë të urrejtjes, lajme të rreme, probleme me Listën e Votuesve, gjegjësisht, çdo gjë që qytetarët konsiderojnë se nuk është në pajtim me perceptimit të tyre për zgjedhje të drejta, të lria dhe demokratike, mund të paraqesin në CIVIL.
Paraqitjet mund të dërgohen ditë e natë, në ueb faqen Zgjedhje të lira, me postë elektronike (civil@civil.org.mk), me mesazh në Fejsbuk, ose në telefonat 02 / 5209 176, 070 734 044./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë