LAJMI I FUNDIT:

Rama: Rrahësit e shantazhuesit e gazetarëve flasin në emër të lirisë së tyre

Rama: Rrahësit e shantazhuesit e gazetarëve flasin në emër të lirisë së tyre

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së medias, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj liderëve të opozitës, të cilët kanë ndarë sot mesazhe ndaj censurës që ekziston në Shqipëri, të krijuar prej pushtetit të politikës.

Rama në një postim në llogarinë e tij në Twitter e ka cilësuar një komedi të zymtë këtë valë reagimesh. Ai i ka akuzuar paraardhësit e tij në pushtet për dhunë dhe shantazhe ndaj gazetarëve.

“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit ME VOTE. Pa merak vonon po s’harron 2021shi”, ka shkruar në Twitter, Edi Rama./Telegrafi/