Zhegra e Gjilanit ka nderuar me një numër të madh qytetarësh, komandantin, Agim Ramadani në manifestimin tradicional kulturor, “Ditët e Agimit” që është mbajtur në ditën e lindjes së tij.
Nga vendlindja, vepra e tij është çmuar lart, duke u konsideruar se ai është simbol i lirisë së Kosovës. Pjesë e këtij manifestimi ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili duke folur për kontributin e Agim Ramadanit tha se ai ishte njëri ndër ushtarakët më të mirë të Kosovës dhe se suksesi i betejës së Koshares, është i lidhur ngushtë me Agim Ramadanit.
Mes tjerash, ministri Berisha foli dhe për rëndësinë e betejës se Koshares, që siç tha ai, gjithë ajo luftë heroike ka bërë që të kapitulloi Serbia.
“ Me plot përgjegjësi po iu them se njëra prej katër faktorëve që e detyruan Sllobodan Millosheviqin me nënshkru marrëveshjen e kapitullimit është dhe humbjet dhe suksesi i betejës së Kosharës. Suksesi i Agim Ramadanit, suksesi i këtyre djemve e shumë djemve tjerë që nuk janë në mesin tonë dhe kanë marr pjesë në suksesin e Koshares”, tha ai.
Me emocione të mëdha, gruaja e Agim Ramadanit, Shukrie Ramadani u shpreh se tha se çdo maj qe 20 vjet kujtojnë Agimin.
“Po vazhdojmë të festojmë një jetë tjetër të Agimit. Për 20 vite me radhë nën moton e tij që thoshte do të kthehem, por do të kthehem ndryshe. Juve njerëzve të Karadakut do të vij një ditë dhe Agimi vjen në çdo maj këtu. Është bashkë me ne, është shpirti i tij është liria në të cilën është Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli dhe shumë trima të luftës tonë çlirimtare që ranë për atdheun. Andaj sot bashkë me ju i them Agimit, urime ditëlindja, ti na solle lirinë”, tha ajo.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjilan, Shpresa Kurteshi-Emini u shpreh se Agim Ramadani është simbol i lirisë në Kosovë.
“Agim Ramadani është simboli i lirisë simboli i paqes të cilën po e gëzojmë sot. Jo rastësisht, po të tillë e bën vepra e tij madhështore të cilën e la përmes armës, poezisë dhe penës”, tha Ramadani.
Në mesin shumë qytetarëve pjesë e këtij manifestimi ishin dhe deputet dhe kryetar të ndryshëm komunash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak