Oda Ekonomike Amerikane mirëpret vendimin për përzgjedhjen e General Electric për “Kosovën e Re”
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), mirëpret vendimin për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric (GE) për Inxhinieringun, Prokurimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen Afatgjatë të Termocentralit “Kosova e Re”.
“Oda Amerikane konsideron se furnizimi jostabil me energji elektrike në vazhdimësi i ka shkaktuar dëme të mëdha industrisë vendore duke pamundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm veçanërisht të sektorit të prodhimit. Në këtë drejtim, vendimi për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric për konstruktimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit “Kosova e Re” i përgjigjet nevojës së bizneseve për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike duke siguruar për furnizim të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm”, theksohet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.
Oda Ekonomike Amerikane beson se ndërtimi i këtij termocentrali përveç se do të garantojë furnizim stabil me energji elektrike si një domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit privat në vend, gjithashtu do të ketë impakt në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ndërsa përfshirja e General Electric e cila gëzon një reputacion globalisht të mirënjohur në fushën e energjisë, por edhe të Contour Global, po ashtu kompani amerikane, do të mundësojë një teknologji por edhe praktika më bashkëkohore të ndërtimit dhe menaxhimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City