LAJMI I FUNDIT:

Rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni do të diktojë statusin e Prokurorisë Speciale Publike

Rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni do të diktojë statusin e Prokurorisë Speciale Publike

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale do të imponojë dhe dinamikën, në bazë të së cilës partitë politike kryesore do të duhet të arrijnë ujdi rreth statusit të Prokurorisë Speciale Publike, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut.

Bisedimet mes pushtetit dhe opozitës për definimin e statusit të Prokurorisë Speciale Publike mbeten të ngrira për dy javë të plota, ndërkohë po vazhdon fushata për zgjedhjen e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut.

Sonja Stojadinoviq, njohëse e çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultati i ngushtë mes kandidatit të partive në pushtet dhe opozitës maqedonase ka rritur dukshëm ambiciet e opozitës maqedonase, OBRM-PDUKM, për të shpëtuar bashkëpartiakët e saj, të cilët akuzohen për përfshirje në vepra kriminale, lëndë këto që i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike.


Stojadinoviq, madje, thekson se nëse për presidente të shtetit zgjidhet kandidatja e opozitës maqedonase, atëherë në masë të theksuar do të bllokohet dhe funksionimi i Prokurorisë Speciale Publike.

“Në një situatë të tillë gjëja e parë që pres të bëjë OBRM-PDUKM-ja, është që të bllokoj në tërësi procesin e mbajtjes, thënë kushtimisht, gjallë të institucionit Prokurori Speciale Publike”, vlerëson Stojadinoviq.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri, analist politik, thotë se rezultati i ngushtë zgjedhor në masë të caktuar ka dobësuar pozitën e pushtetit sa i përket statusit të Prokurorisë Speciale sesa mund të trimërojë OBRM-PDUKM-në që të bllokojë funksionimin e Speciales.

“Unë nuk do të thosha se rezultati zgjedhor ka trimëruar dhe aq OBRM-PDUKM-në si parti, për të pasur një pozitë më të fuqishme gjatë negociatave që po bën lidhur me reformat në Gjyqësor, por nga ky rezultat duket se ka dalë më e dobët Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë”, thekson Neziri.

Ai, duke komentuar mundësinë e mosarritjes së konsensusit me këtë dhe dështimin e zgjedhjeve presidenciale thotë se do të bllokohen të gjitha proceset e reformave në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, Sonja Stojadinoviq thotë se rezultati i ngushtë mes pushteti dhe opozitës, do të vendosë në plan të parë kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“OBRM-PDUKM-ja do të vazhdoj që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse është e vetëdijshme se me ekzistimin e Prokurorisë Speciale Publike vihet në pikëpyetje ajo pjesë e strukturës së kësaj partie, e cila akuzohet për vepra kriminale”, thekson Stojadinoviq.

Ndryshe, kryetari i opozitës maqedonase ka theksuar se OBRM-PDUKM-ja mbetet në qëndrimin që Prokuroria Speciale të mos funksionojë si institucion i pavarur, por të kalojë si departament i veçantë në kuadër të Prokurorisë së rregullt Publike në sektorin e krimeve të rënda dhe kryetari i këtij organi duhet të zgjidhet në bazë të propozimeve nga opozita.

Opozita ka kërkuar, gjithashtu, që Prokuroria Speciale të mos i vazhdojë lëndët e proceduara në gjykatë pas qershorit të vitit 2017 si dhe materialet e përgjuara të mos shërbejnë si dëshmi para organeve gjyqësore, për çka kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se në bazë të versionit të fundit të Ligjit që rregullon statusin e Prokurorisë Speciale, kjo kërkesë është pranuar.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë në vazhdimësi ia kanë kujtuar opozitës se definimi i statusit të Prokurorisë Speciale, paraqet një nga shtyllat kryesore sa i përket detyrimeve që kanë të bëjnë me reformat në sistemin gjyqësor, nga çka do të varet dhe caktimi datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori