Kryeministrja britanike Theresa May shpresoi se shkarkimi i sekretarit të saj të Mbrojtjes për shkak të informacionit të rrjedhë në media, do të ndikojë që të pushojë skandali qeveritar për Huawei.
Por duket se vetëm një tjetër stuhi politike është lëshuar për kryeministren britanike, ku anëtarët e partisë së saj e vënë në pyetje vendimin e saj.
May, e cila vazhdon punën pavarësisht se dështoi të bindë parlamentin të pranojë planet për daljen e Britanisë nga BE, shkarkoi dje sekretarin e mbrojtjes Gavin Williamson për shkak të rrjedhjes së informacionit për firmën kineze Huawei nga një takim i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Kabinetit (NSC), i cili diskuton strategjinë e inteligjencës dhe të mbrojtjes.
Williamson ka vazhduar të hedhë poshtë akuzat, duke thënë se ai është “gjykuar nga një gjykatë kangurësh”, por May e konsideron çështjen të mbyllur.
Sipas informacionit, thuhet se Britania do të lejonte Huawei për të pasur një rol në ndërtimin e pjesëve të rrjetit të vet 5G, duke e vendosur Londrën në kundërshtim me Uashingtonin, i cili kërkon që aleatët të ndalojnë firmën kineze nga brezat e ardhshëm të teknologjisë së komunikimit.
Williamson ishte një aleat i rëndësishëm politik për May, ndërsa luftoi për të drejtuar Britaninë nëpërmjet Brexit, pa një shumicë në parlament dhe pa konsensus të qartë për mënyrën më të mirë për të braktisur Bashkimin Evropian.
Kryeministrja britanike njoftoi në mars se do të largohej nëse parlamenti do të pranonte marrëveshjen e saj Brexit.
Rrjedhja e informacionit mbi Huawei ka ngritur dyshime për aftësinë e May për të mbajtur në kontroll ministrat e saj dhe për të qeverisur në mënyrë efektive.
Ndryshe, disa nga ministrat e lartë të kabinetit janë kandidatë të lartë për të zëvendësuar May. Supozohet se rrjedhja e informacionit kishte për qëllim t’u jepte rivalëve një shans për të portretizuar veten më të fortë se May lidhur me çështjet e sigurisë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025