LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Zivic vizitoi panairin e asparagut

Ministrja Zivic vizitoi panairin e asparagut

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic bashkë me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno kanë marrë pjesë në promovimin e asparagut, që u mbajt sot në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin kultivues të asparagut nga gjithë vendi.

Me këtë rast, ministrja Zivic gjatë vizitës që ua bëri kultivuesve të asparagut, ka theksuar do të angazhohen që vazhdimisht kulturat e reja bujqësore të kenë përkrahjen e ministrisë, me qëllim të rritjes së prodhimit e bashkë me këtë ta rrisin edhe interesimin për kultivimin e tyre.


Në anën tjetër edhe drejtuesit e USAID-it thanë se përmes programit aktual të tyre “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO)”, janë duke punuar me tregjet vendore dhe ato potenciale ndërkombëtare për të shitur sasitë e asparagut që vijnë nga mbjelljet aktuale dhe të reja.

Po ashtu ata kanë treguar se janë duke punuar me përpunuesit për të përcaktuar mundësitë e përpunimit për kulturën e asparagut.

Ndryshe, ditët e promovimit të asparagut kanë filluar sot dhe do të zgjasin deri më 4 maj, ndërkaq asparagu është një bimë barishtore, e cila në Kosovë kultivohet kryesisht në Pejë, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Istog, Prishtinë dhe Kamenicë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori