LAJMI I FUNDIT:

Opozita në Shqipëri bllokon sot rrugët në 12 qarqe

Opozita në Shqipëri bllokon sot rrugët në 12 qarqe

Në kuadër të vendimit për të përshkallëzuar aksionin, opozita vendosi të zgjerojë hartën e bllokimit të rrugëve.

Ndryshe nga një javë më parë, nga 5 akse kombëtare, rrugët që do të bllokohen sot janë 12, ndërsa ndryshim ka edhe në kohëzgjatje, nga 1 orë qarkullimi do të paralizohet 2 orë.


Detajet e aksionit kryedemokrati Basha i ndau me aleatët historik pasditen e së mërkurës në selinë blu, ndërsa më herët ditën e nisi me një vizitë në zyrën e Monika Kryemadhit në selinë e LSI.

“Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. ”- tha Lulzim Basha.

Edhe pse mbështesin përshkallëzimin e qëndrimit, aleatët historik të Bashës kërkojnë zgjidhje përmes dialogut, por kryedemokrati është kundër uljes në një tryezë me Ramën.

5 aleatët historik të Bashës i kanë kërkuar Presidentit të thërrasë tryezën e partive, por përpjekja për të zgjidhur me dialog krizën politike mesa duket ka hasur në pengesën e parë brenda vetë radhëve të opozitës, përcjellë tch. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori