Nga: Jean-Louis De La Vaissiere
Përktheu: Arian Jorgaqi
Pesëmbëdhjetë ditë pas zjarrit në Notrë Dam (Notre Dame), që tronditi opinionin botëror, çdo ditë sjell një vrull solidariteti dhe polemikash, ndërkohë që qeveria përgatitet të depozitojë një projektligj të diskutueshëm në parlament për ta rindërtuar atë brenda pesë viteve.
I quajtur “Restaurimi dhe ruajtja e Notrë Damit”, projektligji që trajton ndryshimet e reja për mbrojtjen e trashëgimisë, duhet të paraqitet në Komitetin për Çështjet Kulturore më 2 maj.
Në Notrë Dam, rreziku i rënies së pjesës ballore është përjashtuar dhe stacionet e metrosë janë rihapur.
Arkitektët, hetuesit dhe ekspertët po kryejnë vizita dhe mbledhje teknike mbi efektet e zjarrit dhe ujit dhe origjinën e incidentit, që megjithëse ndoshta aksidentale, ende nuk është bërë e njohur. Shkaku më i përmendur është një qark i shkurtër elektrik.
Aksioni i parë u krye me sukses, pasi pikturat e mëdha u transferuan pa u dëmtuar drejt Luvrit.
I vetëdijshëm për kuptimin simbolik të Notrë Damit në historinë franceze, presidenti Emmanuel Macron reagoi ditën pas kësaj fatkeqësie traumatike duke premtuar se katedralja do të rindërtohej “më e bukur” se më parë për Lojërat Olimpike 2014.
Një gjest i përshëndetur si “një veprim vullnetarizmi”, por edhe si një shenjë “nxitimi” i një kreu shteti, të vënë në telashe nga jelekverdhet dhe i etur për të rifituar kontrollin e një teme konsensuale.
Polemika e parë: ekspertët nuk pajtohen me mundësinë e përmbushjes së këtij afati. Jo mjaftueshëm kohë për vepra që teknologjitë moderne mund t’i thjeshtojnë, siç është ajo e fazës paraprake të ekspertizave dhe përgatitjeve.
”Kohëzgjatja e nevojshme për restaurimin duhet të respektohet në mënyrë që vendi i ndërtimit të mos jetë me lagështirë”, arsyetojnë arkeologët.
Një diskutim i gjallë u zhvillua rreth çatisë: a duhet të rindërtohet me dru lisi, që do të merrte shumë kohë, apo prej betoni ose metali?
Konkursi ndërkombëtar i arkitektëve të shpallur në befasi për rindërtimin e çatisë është gjithashtu i diskutueshëm. Projekti që do të zgjidhet do të vendosë nëse çatia e Viollet-le-Duc do të rindërtohet ose nëse do t’i bindet “një stili arkitektonik bashkëkohor”, siç është mbrojtur nga kreu i shtetit.
Një argument tjetër është shtuar mes atyre që duan të respektojnë qëllimin shpirtëror të ndërtimit dhe atyre që duan të largohen prej saj. Instalimi i galerive për vizitorët në çati, rindërtimi i gurit të qelqit janë ndër propozimet e para shqetësuese të “starkitektëve”.
Donacionet kanë vërshuar si kurrë më parë.
Janë përafërsisht një miliard euro: donacione nga patronët e mëdhenj si Pinault, Arnault ose ”Total”, ose shtete, por sidomos një numër i konsiderueshëm donacionesh nga individë.
Më shumë se 400 milionë euro janë mbledhur nga katër institucionet e përzgjedhura për parandalimin e mashtrimeve.
Ky shpërblim, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ndryshme shuma totale e punës nuk i tejkalon 600 deri në 700 milionë euro, krijoi një tjetër mosmarrëveshje.
Ekzekutivi premton se të gjitha paratë nga donatorët do të shkojnë për Notrë Dame: por, pse të mos shpërndahet teprica për katedralet dhe kishat e tjera në rrezik?
Polemika e fundit dhe më e rëndësishme u ngrit nga paraqitja e një ligji të veçantë në Këshillin e Ministrave: “projekt i zjarrtë”, sipas ekspertit të ”Art Tribune” Didier Rykner, dhe “shqetësues” për prezantuesin televiziv, Stephane Bern.
Ajo ofron përfitime tatimore për donatorët. Por, më e rëndësishmja për sa i përket prokurimit publik dhe mbrojtjes së trashëgimisë që do të bëhej me urdhëresë, do të ketë masa për të shmangur dispozitat e caktuara legjislative.
”Qëllimi i tyre është te mos ngadalësohet instalimi i ndërtesave të përkohshme pranë monumenteve si baza dhe katedralja e përkohshme, të cilat janë planifikuar të instalohen në oborr”, justifikohet Ministria franceze e Kulturës.
“Nxirrini të gjitha procedurat e zakonshme të restaurimit të monumenteve historike”, proteston Didier Rykner.
Ndërsa lëvizim ngadalë përmes operacioneve të pastrimit dhe hetimit mbi origjinën e zjarrit, në Asamblenë Kombëtare po përgatitet një debat i nxehtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Kultura dhe globalizmi
Mbi artin e Pjetër Budit
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025