“Nema, nema”, përsërisin serbët e kapur robë, ne serialin komik “Skenderbeg”, të cilët me që ra fjala, në serial, hiqen për hungarezë. Serbët nëpër seriale, sikurse edhe në politikë, gjithnjë hiqen për diçka që nuk janë. Si duket, kjo është shprehi e politikës në përgjithësi, e asaj bizantine në veçanti. Rrjedhimisht, është edhe e jona, pasi që ne jetuam më gjatë nën Bizant, sesa nën të gjitha perandoritë e tjera. Kjo shihet edhe në mënyrën se si sundojnë sundimtarët tanë.
Ju do të thoni ne nuk kemi sundimtarë, kemi qeveritarë dhe shërbyes të qytetarëve, sepse në demokraci qytetarët sundojnë, ndërsa qeveritarët qeverisin në emër të tyre…
“Nema, nema”, do të thoshin edhe po t’u thuhej se Kosova tashmë e pavarur dhe e hapur në të gjitha anët, ka demokraci. Nëse e lëmë anash faktin se jo në të gjitha anët është e hapur Kosova, se ajo është e hapur për të hyrë dhe e mbyllur për të dalë, mund të thuhet se shtetasit janë të lirë edhe pse mund të shkojnë dhe të vijnë vetëm me fqinjët e parë. Deri këtu jemi në rregull, por liria dhe demokracia nuk janë një. Po të ishin një, kush e di ku do të ishim tani?! Por, të mos spekulojmë…
Kështu, Kosova ka jo vetëm qeverinë dhe institucionet demokratike, por ka edhe pushtet mbi pushtet. Ka edhe shtet mbi shtet, madje ka edhe liri, por demokracinë nuk e ka. Mbi shtet edhe pushtet e ka oligarkinë dhe ajo sundon përmes qeverisjes të cilën e zgjedh vet. Ka edhe zgjedhje, por nuk ka garë. Kur piqen për pushtet, personalitetet ose partitë, oligarkia i thërret për kafe në restorant apo në jaht dhe u premton pushtetin. Shtetasit pastaj, vetëm dalin dhe kryejnë obligimin e tyre patriotik: të legjitimojnë pushtetin dhe institucionet të cilat i ka (për)zgjedhur oligarkia, për interesa të veta. Kush nuk pajtohet është… nuk është asgjë. Është opozitë. As në parti opozitare nuk mund të jesh dikush nëse nuk pajtohet oligarkia. Sa çel e mshel sytë mbetesh pa parti.
Pra, pushtet mbi demokracinë, mbi shtetasit, është oligarkia. Por, jo mbi qytetarët, se Kosova është e shtetasve të vet dhe qytetarët as i nguc kush, as i pyet gjë.
“Nuk ka”, do të përgjigjej edhe fshatari shqiptar, i cili në Kosovën e re nuk është më as shqiptar, as fshatar, madje as qytetar. Falë Zotit, askund nuk obligohet ta theksojë përkatësinë etnike, për të mos irrituar askënd, as pakicat, e as ndërkombëtarët, sepse të gjithë tronditen kur ti ndihesh ndryshe, ngase është e paraparë me 1244 dhe anekset nga bisedimet për të cilat shtetasit nuk dine asgjë.
Ka pushtet mbi pushtet, edhe shtet mbi shtet, e madje edhe ligj mbi ligj, edhe pse në dukje të parë krejt kjo mund të duket si një anarki e programuar. Qytetarët mund të bëjnë çfarë të duan, madje edhe njëri-tjetrit, sipas nevojës, dhe shteti nuk përzihet. Ndoshta sepse secili e ka dikën në shtet, përndryshe si do të mund të quhej shteti ynë!?
Qysh funksionon pra shteti ynë? Thjesht! Para fushate, sikurse ariu, shteti zgjohet nga gjumi dhe aprovon buxhetin për të luajtur lojën e demokracisë. Nejse, sa për garën, garë nuk ka. Te ne dihet kush fiton. Dihet kush e ka blerë, dihet kush e sundon këtë vend, por edhe qeverisja do njëfarë legjitimiteti ndërkombëtar, prandaj duhen zgjedhje. Sa për ne, as që duhej shpenzuar. A nuk kemi mjaftë lajme dhe argëtime në mediat e (pu)shtetit?
Ja për shembull, a nuk deshën me e kopjua Ukrainën, pra të kandidojë një humorist për president? Vedati e kuptoi shumë shpejt se nuk e konkurron dot presidentin aktual dhe ideja u shua ende pa u ngjizur mirë.
Pra, ne e dimë kush është shteti, kush është i biri, madje edhe e bija e shtetit si dhe kush kë e rreh në shtet. E rreh shteti oligarkinë apo e kundërta, dhe dihet po ashtu kush dhe si duhet të qajë e qahet, sepse rrëfimi publik duhet të ketë elemente të një melodrame që ndjell lot e gaz.
E dimë edhe ku duhet ankuar. Pra, nëse do me krye punë, s’ke pse e bezdisë shtetin as demokracinë. Shteti nuk është hajgare. Ankohesh te veni!
Pra, bashkë me shtetin çohet nga gjumi edhe demokracia dhe gjithçka fillon të duket sikur në filma, derisa del në skenë opozita. Ajo është gjithnjë e pakënaqur. Sapo të kryhen zgjedhjet dhe marrim rezultatet e para preliminare, ajo do të kërkojë zgjedhje të reja, të tjera, të jashtëzakonshme.
Vetëm atëherë do të kuptohet nga mediat se edhe pushteti i ri është i shtetit, atij shtetit të vërtetë të cilin e kanë blerë familjet tona të mëdha, qysh nga koha e Bizantit, apo perandorive të tjera, dhe të cilat me ndërrimin e fuqive të jashtme ndërrojnë vetëm duke futur disa familje të reja, meritore, në sofrën e parë. Demokracia jonë, sikurse në kohën e perandorisë, fiseve, funksionon me sofra.
Me kot mediat për me e ba ma atraktiv, ma modern rrëfimin, përpiqen me u vu emra latino-amerikan udhëheqësve të shtetit, edhe pse në dukje të parë udhëtimet e pashpjegueshme atje lënë për të komentuar. Por, mos u merrni me cikërrima. Ku eskobarët, e ku këta. Eskobar ishte thjesht një hajdut I pagdhendur i cili varroste miliardat e fituar nëpër bunker dhe mure shtëpish. Këta janë të gdhendur. Për herë të parë më ndihmën ndërkombëtare është arritur paqe në mes shtetit, popullit dhe pronarëve.
Pronarët e posedojnë, politikanët e qeverisin dhe e argëtojnë masën, bashkësia ndërkombëtare e mbikëqyrë dhe legjitimon rezultatet e negociuara, qysh përpara zgjedhjeve. Gjithçka megjithatë sillet, në rreth të mbyllur.
Opozita do të mbetet opozitë dhe nuk do të fitojë kurrë me asnjë flamur tjetër, përpos të qytetarisë. Të gjithë, pra ata ideologjikë, plot energji, i valëvitë oligarkia. I ka ble edhe flamujt!
Demokracia funksionon vetëm aty ku pronarët respektojnë ligjet e sovranit – qytetarit. Derisa pronarët të mos i nënshtrohen qytetarit, demokracia do të jetë e suspenduar dhe shteti do të jetë instrument i saj. Edhe qytetari dhe qytetaria nuk do të jenë as opozitë, por veç edhe e opozitë e opozitës. Qytetari do të e bojkotojë demokracinë, duke ikur nga këtu ose duke pritur… Godonë.
Ec e bjeri në fije! Ky është veç edhe një rrëfim për sofrën e pare, dytë…! Të tretën nuk e përmend askush…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë