LAJMI I FUNDIT:

Jean Todt pas 25 vjetëve tregon arsyen se pse kurrë nuk u bë pjesë e Ferrarit, Ayrton Senna

Jean Todt pas 25 vjetëve tregon arsyen se pse kurrë nuk u bë pjesë e Ferrarit, Ayrton Senna

Sot, 25 vjet më parë ndërroi jetë një prej drejtuesve më të mëdhenj në historinë e Formula 1, kampioni i trefishtë botëror, Ayrton Senna.

Me këtë rast, kujtojmë se dëshironte të ishte pjesë e skuderisë italiane të Ferrarit në vitin 1994 dhe i kërkoi drejtorit sportiv, Jean Todt, që t’i japë këtë mundësi, pavarësisht se ekipi tashmë kishte dy shoferë.


Todt, tani president i FIA, ka zbuluar se për se nuk i ofroi një mundësi të ndjerit, por që kurrë nuk iu përmbush ëndrra.

“Ne folëm rreth tre orë rreth transferimit të tij në Ferrari, ishte në shtator të vitit 1993 në Monza”, tha Todt për RaceFans, duke shtuar se “Senna dëshironte të vinte në Ferrari sezonin e ardhshëm, por ne tashmë kishim arritur një marrëveshje me Jean Alesin dhe Gerhard Bergerin”.

“I thashë se tashmë kemi dy shoferë, dhe ai u përgjigj se kontratat e Formula 1 nuk janë të rëndësishme. I thashë atij se kontratat për mua janë të rëndësishme dhe aty historia mbaroi”, përfundoi Todt.

Ndryshe, Senna ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në Imola në vitin 1994 ndërsa gjatë karrierës ka fituar tri herë titullin e kampionit në Formula 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori