Korporata më e madhe kosovare e derivateve HIB Petrol për të parën herë në Kosovë, ka instaluar mbushësin për vetura elektrike. Për më shumë, mbushja e veturave elektrike me rrymë do të ofrohet krejtësisht falas për një vit.
HIB Petrol tashmë ka instaluar mbushësin e veturave elektrike Terra 53 Charger në pikën e saj të derivateve në Çagllavicë tek Hotel Emerald, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme e cila mundëson ambientin e pastër, shumë të nevojshëm për vendin tonë.
Mbushësi elektrik i instaluar cilësohet si mbushësi elektrik më i mirë në Evropë dhe Amerikë të Veriut.
Pajisja është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare relevante, duke përfshirë normën EMC Class B, mandatuar për përdorim të sigurt në lokacionet e banimit, zyrave dhe pompat e derivateve.
“Në kohën kur mungesa e ajrit të pastër është shqetësim i madh i qytetarëve, HIB Petrol ka vendosur që të ofrojë një zgjidhje të re në vend – energjinë e pastër, pa ndotje të ambientit. Mbushësi elektrik të cilin po e ofrojmë falas për qytetarët tanë është vetëm një nga mundësitë e shumta të cilat HIB Petrol do t’i krijojë për të ardhmen”, ka thënë Ibrahim Bucaliu, themelues i HIB Petrol.
“Mbushësi i parë elektrik në kryeqytetin tonë është vetëm një pjesë pilot e programit të përgjithshëm të HIB Petrol për investime në ambient dhe energji të pastër”.
Veturat elektrike eliminojnë nevojën për përdorimin e lëndëve djegëse, duke rritur kështu përpjekjet për zvogëlimin e përhapjes së dioksidit të karbonit në ambient. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak