LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Podujevës apelon të mos ndizen goma për festën e 1 Majit

Kryetari i Podujevës apelon të mos ndizen goma për festën e 1 Majit

Me rastin e festës së 1 Majit, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu u është drejtuar qytetarëve me një apel që kjo festë të kremtohet pa ndezjen e lëndëve të rrezikshme, siç janë gomat, plastika dhe kemikaliet ndryshme.

Mesazhi i kryetarit Agim Veliu:

Të dashur qytetarë,


Nesër është festa e 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punës. Mbështesim plotësisht kremtimin e kësaj feste, por jo në mënyrat dhe format se si është festuar më parë.

Komuna e Podujevës po realizon projekte mjedisore për ta bërë ambientin sa më të pastër dhe të bukur, andaj kërkojmë nga qytetarët që kjo festë të kremtohet pa e dëmtuar mjedisin në të cilin jetojmë.

Apeloj që të shmangen praktikat e më hershme, të ndezjes së lëndëve të rrezikshme, të cilat dëmtojnë ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.

I ftoj qytetarët, sidomos institucionet arsimore, por edhe prindërit të ndikojnë tek fëmijët dhe tek të rinjtë që mos të ndezin goma, plastika dhe kemikalie të ndryshme.

Sepse, më të dëmtuarit janë vet fëmijët të cilët nuk i dinë pasojat e rënda të kësaj dukurie.

Gjithashtu, kërkoj nga inspektorët e ambientit që t’i ndëshkojnë me gjoba në bazë të Ligjit të gjithë ata të cilët ndotin ambientin me ndezje të zjarreve.

Po ashtu, i thërras organet e rendit që të ndihmojnë në këtë drejtim dhe të bashkëpunojnë me inspektorët për të qenë sa më efikas në parandalimin e ndotjes së mjedisit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori