LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet në Çirez lapidari i gjashtë dëshmorëve

Zbulohet në Çirez lapidari i gjashtë dëshmorëve

Në fshatin Qirez të Drenicës janë përkujtuar dëshmorët që kanë rënë për liri.

Aty u zbulua edhe lapidari i dëshmorëve Zymer Ferati, Aziz Ferati, Osman Salihu, Lulzim Ferati, Lutfi Salihu dhe Isuf Ferati.


Në ceremoninë e zbulimit të lapidarit, u tha se sot po i kujtojnë ata që nuk kursyen jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se muaji prill u sjell në kujtesë sakrificën e popullit shqiptar.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte madhështore, ajo ka heronjtë e vet dhe trimat që nuk u dorëzuan në rrugëtimin tonë drejtë lirisë së vendit. Të tillë ishin edhe Zymer Ferati, Aziz Ferati, Osman Salihu, Lulzim Ferati, Lutfi Salihu dhe Isuf Ferati. Sot dhe përgjithmonë nëpërmjet lapidarit të ngritur në nderim të tyre, do t’i kujtojmë këta burra për trimërinë e tyre në luftën çlirimtare”, ka thënë Bekim Jashari.

Homazhe pranë lapidarit të zbuluar kanë bërë edhe familjare e ish-luftëtarë të UÇK-së, përfaqësues të OVL UCK, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori