LAJMI I FUNDIT:

Samiti, “Die Welt”: Merkel mbron trashëgiminë e saj në Ballkan

Samiti, “Die Welt”: Merkel mbron trashëgiminë e saj në Ballkan

Samiti i shumëdiskutuar i Berlinit është pasqyruar gjerësisht në medien gjermane, me gazeten “Die Welt” që shkruan se Merkel po mbron trashëgiminë e saj në Ballkan.

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj mohoi më herët ekzistencën e një drafti konkluzionesh të konferencës, por “Die Welt” këmbëngul se kancelarja gjermane ka një synim të qartë dhe ai është ripërcaktimi i kufijve në rajon.


Shqetësimi për një nga rajonet më të pastabilizuara të Evropës është konstante e politikës së jashtme të Merkelit. Që nga fillimi, ajo ndoqi një politikë konsekuente në Ballkan. Berlini e kuptoi vonë se, Vuçiç, me një fushatë të zgjuar ia doli të bënte për vete, për idenë e këmbimit të territoreve, të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, një liberale e majtë.

Italiania dëshiron që ta kurorëzojë me një projekt të madh mandatin e saj që po shkon drejt fundit, e që mund të interpretohet si hap drejt pajtimit në rajon. Por, në zyrën e kancelares i tremben të kundërtës.

Një ndarje e plotë mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk mund të arrihet. Çdo ndryshim kufijsh do të çonte në një debat të ri për ndryshime të tjera, në akte kërcënuese, armatim, e në rastin më të keq edhe në luftë.

Por, a është Merkeli aq e fortë sa t’i japë fund debatit për kufinj të rinj? “Përgjigjen për këtë do ta japë takimi të hënën”, thotë “Die Welt”. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi përpara samitit se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori