LAJMI I FUNDIT:

Javë me mot të ndryshueshëm – IHMK sjell detajet e parashikimit

Javë me mot të ndryshueshëm – IHMK sjell detajet e parashikimit

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira të çrregullta dhe reshje shiu.

Kjo gjendje meteorologjike, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik.

“Reshjet e shiut parashihen ditën e hënë gjatë natës dhe herë pas here do të vazhdojnë edhe ditëve tjera në intervale të ndryshme kohore. Për shkak të cikloneve që do të shtrihen mbi vendin tonë, do të regjistrohen edhe vlera nën normalen të shtypjes atmosferike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.


Po sipas të njëjtit njoftim, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues do të mbetet drejtimi i juglindjes dhe shpejtësia maksimale e erës parashihet të arrijë deri 16m/s”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kalo në kategori