LAJMI I FUNDIT:

Sulm me dron në Tripoli, së paku 9 të vrarë

Sulm me dron në Tripoli, së paku 9 të vrarë

Nëntë persona janë vrarë nga një sulm me dron, që operohej nga forcat lindore të Libisë.

Sulmi ndodhi në një kamp ushtarak në Tripoli, njoftoi sot Qeveria e Libisë në Tripoli, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.


Në mesin e viktimave janë edhe katër civilë, të cilët po dërgonin furnizime në kampin ushtarak, në momentin kur ndodhi sulmi në orët e vona të së shtunës, tha Mustafa al-Majai, zëdhënës i Qeverisë në Tripoli.

Nga ky sulm janë plagosur edhe 35 persona të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Dpa, përcjell bw.

Ende nuk ka koment lidhur me këtë sulm nga forcat lindore, që komandohen nga Khalifa Haftar.

Më herët gjatë këtij muaji, Haftar ka urdhëruar forcat e tij, të quajtura Ushtria Kombëtare e Libisë, që të marrin kontrollin e kryeqytetin libian, Tripoli, nga forcat qeveritare.

Të dy palët po zhvillojnë luftime në periferi të kryeqytetit. Që prej nisjes së luftimeve për kontrollin e Tripolit, sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi (OBSH), janë vrarë të paktën 278 persona.

Në Libi janë të paktën dy qeveri: njëra me bazë në Tripoli, që udhëhiqet nga Fayet Serraj dhe që ka mbështetjen e OKB-së dhe një qeveri tjetër me bazë në qytetin lindor, Tobruk, të cilës i përket komandanti Haftar.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori