LAJMI I FUNDIT:

Një fotografi e publikuar nga një shqiptar në rrjetet sociale mjaftoi që disa serbë të mblidhen para furrës së tij në Serbi (Foto/Video)

Një fotografi e publikuar nga një shqiptar në rrjetet sociale mjaftoi që disa serbë të mblidhen para furrës së tij në Serbi (Foto/Video)

Disa njerëz u mblodhën para furrës “Roma” në Borça, ku protestuan, pasi djali i pronarit të këtij objekti, ka publikuar në rrjetet sociale një foto që tregon simbolin e shqiponjës dykrenare.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, njerëzit e mbledhur rreth orës 10 të paradites mbanin flamuj serbë dhe ishin duke kënduar këngë serbe.


Siç thuhet tutje, fotoja që zgjoi revoltën tek banorët e këtij vendbanimi në Beograd u publikua disa ditë më parë në Facebook dhe tregon se një nga pronarët e kësaj furre tregon këtë simbol, i cili sipas mediave serbe, paraqet “Shqipërinë e Madhe”.

Pretendohet se fotografia u realizua në qendër të Beogradit, në rrugën Knez Mihailova.

Po sipas mediave serbe, protestuesit thërrisnin “Kosova është Serbi” dhe pronarët e furrës u mbyllen brenda ndërtesës.

Protesta thuhet se përfundoi pa ndonjë incident dhe se u sigurua nga një numër i madh policësh. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=O0Bqim9Uq2Y

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori