Anëtarët e Rijasetit të BFI-së deklarohen zyrtarisht se nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen mbi bazën e të cilës Gjykata Themelore Shkupi 2 ka sjell vendim për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga kreu i BFI-së dhe emërimin e Skender Buzakut në vendin e tij. Deklaratat e tyre, duke filluar nga Sulejman Rexhepi dhe anëtarët tjerë janë noterizuar dhe do të përdoren si dëshmi në procedurën e ankesës ndaj vendimit të shkallës së parë.
“Me përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale deklaroj se asnjëherë deri më tani në këtë institucion dhe organin e tij më të lartë-Rijasetin, nuk kamë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Reis Ul-Ulema i BFI-së”, tha Sulejman Rexhepit, Kryetar i BFI-së.
Skender Buzaku kërkon që Sulejman Rexhepi të largohet nga pozita dhe më pas të ankohet. Buzaku pretendon se mbledhja e Rijasetit është mbajtur por pa dhënë detaje për vendndodhjen, duke shtuar se anëtarët e Rijasetit kanë ndërruar qëndrimin si pasojë e kërcënimeve nga Rexhepi.
“Të gjitha aktet e brendshme janë respektuar në mënyrë demokratike. Nëse ka ndonjë ankesë mund të bëj ankesa private apo tjera, por sipas vendimit gjyqësorë ai duhet të lëshojë pozitën dhe më pas të verifikohet se si ka vijuar e tërë procedura”, tha Skender Buzaku.
Ditë më parë BFI shpalosi të gjitha dyshimet për të cilat thonë se janë dëshmi për falsifikimet që i ka bërë Skender Buzaku. Sipas tyre, Buzaku ka falsifikuar procesverbalin, nënshkrimet e anëtarëve të Rijasetit, vulat dhe regjistrat e BFI-së si dhe deklaratën e Rexhepit për dorëheqjen e tij. Vendimi i fundit i Gjykatës u publikua edhe në Gazetën Zyrtare. BFI një vendim të tillë e cilësoi puç, ndërsa vendimin e gjykatës e quajti të motivuar politikisht./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City