LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës dënon sulmin ndaj drejtorit dhe zyrtarëve të kompanisë Rajonale të Mbeturinave ”Uniteti”

Komuna e Mitrovicës dënon sulmin ndaj drejtorit dhe zyrtarëve të kompanisë Rajonale të Mbeturinave ”Uniteti”

Komuna e Mitrovicës ka dënuar sulmin fizik ndaj drejtorit, zyrtarëve të kompanisë “Uniteti” dhe zyrtarëve policorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore derisa ishin të pranishëm gjatë pastrimit të deponisë së mbeturinave në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, transmeton Telegrafi.

Komuna e Mitrovicës në reagimin e bërë ka fajësuar pronarin e restaurant ‘Ibrit’, për organizimin e këtij sulmi.

Përleshje fizike gjatë protestës në Mitrovicë, gjashtë të lënduar
Lexo po ashtu Përleshje fizike gjatë protestës në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

Reagimi i plotë:


Komuna e Mitrovicës, e dënon ashpër sulmin fizik ndaj drejtorit, zyrtarëve të kompanisë “Uniteti” dhe zyrtarëve policor, të cilët sot pësuan lëndime trupore nga persona të papërgjegjshëm, gjatë pastrimit të deponisë së mbeturinave në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Ky sulm brutal dhe i ulët është organizuar nga pronari i Restaurant “Ibri”, së bashku me disa banorë të atij fshati, dhe kjo nuk është hera e parë që këta individ organizojnë bllokime të rrugës dhe pengojnë aktivitetet e kompanisë “Uniteti”.

Ndërsa është për tu bërë e ditur se Restaurant “Ibri” qe 15 vite veprimtarinë e tij biznesore e ushtron pa leje ndërtimi nga ana e komunës.

Komuna e Mitrovicës kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rastit, dhe se kjo nuk është mënyrë për të zgjidhur problemet, por janë organet përgjegjëse ato që trajtojnë çdo mosmarrëveshje dhe pakënaqësi. /Telegrafi/

Drejtori i KRM "Uniteti" flet për sulmin që iu bë atij dhe zyrtarëve të kësaj kompanie nga banorët e fshatit Koshtovë
Lexo po ashtu Drejtori i KRM "Uniteti" flet për sulmin që iu bë atij dhe zyrtarëve të kësaj kompanie nga banorët e fshatit Koshtovë

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori