LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike gjatë protestës në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

Përleshje fizike gjatë protestës në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë marr lëndime trupore sot në orët e para të paradites gjatë një përleshje fizike në një protestë e cila u mbajt  në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku po protestohej për deponin e mbeturinave e udhëhequr nga kompania “Uniteti”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, katër nga të lënduarit janë protestues ndërsa dy të tjerët zyrtarë të kompanisë regjionale “Uniteti”, njëri ndër ta drejtori i kësaj kompanie, Gazmend Morina, raporton Telegrafi.

“Banorët e fshatit Koshtovë të Mitrovicës, në një protestë të tyre në shenjë pakënaqësie me shërbimet e Unitetit, janë përleshur me zyrtarët e Unitetit. Aty ka shkuar edhe drejtori i kësaj kompanie dhe pas përleshjes është dashur të ndërhyj policia…Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore, katër nga ta protestues dhe dy zyrtare të Unitetit”, ka thënë Zahiti.

Zahiti po ashtu tha se rasti cilësohet si lëndim i lehtë, dhe dëmtim i pronës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori