LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Punësim: Gjithsej 950 të rinj janë përfshirë në programin “Praktikë”

Agjencia për Punësim: Gjithsej 950 të rinj janë përfshirë në programin “Praktikë”

Gjithsej 950 të rinj filluan me realizimin e punës praktike përmes programit “Praktikë”, që është pjesë e planit operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2019.

Siç njoftojnë nga Agjencia për Punësim, programi “Praktikë” vitin e kaluar ishte një nga programet më të kërkuara dhe në të u përfshinë 1.263 persona të papunë deri në moshën 34 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për shkak të interesit të madh këtë vit mbulimi u rrit në 1.625 persona që është mbulim më i lartë për këtë program deri më tani. Në vazhdim është përfshirja e marrëveshjeve derisa nuk përmbushet mbulimi i paraparë i shfrytëzuesve”, thonë nga Agjencia për Punësim.

Ata shtojnë se të rinjtë në punën praktike janë përfshirë në tregti me shumicë dhe pakicë, veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, veprimtari shkencore dhe teknike, industri përpunuese, veprimtari të tjera shërbyese etj.

Siç thonë nga Agjencia, qëllimi i programit është arritja e diturive praktike të punës dhe aftësi të nevojshme për kryerjen e detyrave të punës në vende të caktuara të punës.

Personat që do të përfshihen në praktikë do të marrin kontribut mujor në vlerë prej 9.000 denarë në muaj (me sigurim të përfshirë për invaliditet dhe dëmshpërblim trupor të shkaktuar nga lëndimi në punë dhe sëmundje profesionale dhe tatim personal) për periudhën prej tre muajve.

Programi është i dedikuar për persona të papunë deri në 34 vjet me minimum arsim fillor dhe punëdhënës nga sektori privat dhe qytetar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori