LAJMI I FUNDIT:

Demi “humbi kontrollin”, shkeli disa të pranishëm gjatë një festivali në Indi (Video)

Demi “humbi kontrollin”, shkeli disa të pranishëm gjatë një festivali në Indi (Video)

Një dem që “humbi kontrollin” ka shkelur disa të pranishëm dhe ka goditur në kokë një fëmijë, gjatë një festivali fetar në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet tronditëse të cilat tregojnë një njeri të veshur si “Zoti Shiva”, që e kalëron demin në një turmë njerëzish, para se të hidhet kur demi del prej kontrollit.


Ndërkohë thuhet se ka qenë një vajzë e vogël ajo që është shkelur nga kafsha, derisa nëna e saj u përpoq ta tërhiqte atë.

Për fat të mirë, askush nuk ka marrë lëndime të rënda në incidentin në Nju Delhi, Indi, por ngjarja fetare u pezullua. /Telegrafi/