LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Gjykata ka marrë vendim mbi dokumente të falsifikuara, kemi dorëzuar padi penale

Veseli: Gjykata ka marrë vendim mbi dokumente të falsifikuara, kemi dorëzuar padi penale

Anëtari i Rijasetit të BFI-së Muhamer Veseli, sot në konferencë për shtyp tha se Gjykata Themelore Shkupi 2, vendimin për ta emëruar Skender Buzakun si reis të BFI-së e ka marrë mbi dokumente të falsifikuara.

Veseli tha se Buzuku ka shfrytëzuar vulat e vjedhura në vitin 2015 dhe në një seancë, siç tha, ku nuk kanë marrë pjesë anëtarët e Rijasetit kanë vendosur për shkarkimin e Sulejman Rexhepit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2, nuk paraqet asgjë tjetër vetëm se falsifikim dhe tregon se ku është sistemi juridik në Maqedoni. Gjykatësja Suzana Donçevska ka marrë vendim të ndryshimit të kreut të BFI-së, mbi bazë të një dokumenti qesharak, i cili është i falsifikuar”.


Gjykata Themelore Shkupi 2: Vendimi për Buzakun është marrë pas dorëheqjes së Rexhepit dhe në bazë të vendimeve në Rijasetin e BFI-së
Lexo po ashtu Gjykata Themelore Shkupi 2: Vendimi për Buzakun është marrë pas dorëheqjes së Rexhepit dhe në bazë të vendimeve në Rijasetin e BFI-së

“Kjo tregon se pas këtij vendimi gjyqësor, është politika dhe pushteti, të cilëve ju konvenon për të fshehur pakënaqësitë e qytetarëve. Këtë herë qeveria në emër të një gjykatëses ka kryer puç ndaj BFI-së. Këto ngjarje janë puç i Qeverisë së Zaevit”, tha mes tjerash Veseli.

Ai tha se kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev që publikisht të kërkojë falje për këto ngjarje në BFI.

“Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të gjithë për këtë skandal që e kanë bërë”, tha mes tjerash Veseli.

Ai shtoi se personalisht ai dhe myftitë e disa myftinive kanë dorëzuar padie penale ndaj Skender Buzakut dhe disa personave tjerë.

Veseli edhe një herë shtoi se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori