Fatos Çoçoli
Aktori komik ukrainas, Volodimir Zelinski, i cili për katër vjet kishte luajtur me sukses rolin e presidentit në serialin humoristik “Shërbëtori i popullit”, fitoi zgjedhjet presidenciale të zhvilluara dy ditë më parë në Ukrainë. Ishte një fitore e papritur dhe spektakolare.
Komediani 41-vjeçar rrëmbeu mbi 73 për qind të votave të mbi 28 milionë ukrainasve që votuan.
Pse?
Sepse e përqendroi fushatën e tij zgjedhore mbi luftën pa kompromis ndaj korrupsionit. Në një kohë kur ukrainasve të thjeshtë iu kishte ardhur në majë të hundës me skandalet e qeverisjes. Me një sistem politik që vetëm i zhgënjente dhe prodhonte tenderë e kontrata të marra gati tërësisht nga kompanitë pranë presidentit të vendit.
Rivali i komedianit, presidenti në detyrë Petro Poroshenko, oligark në industrinë e çokollatave me markën “Roshen”, mori vetëm 25 për qind të votave. Në një kohë, pesë vite më parë ishte idhulli i ukrainasve në Revolucionin e Dinjitetit (Euromaidan), në qëndresën e tyre ndaj dhunës dhe krimeve të shtetit policor të Janukoviqit. Po pse? Sepse në pesë vitet e presidencës së tij (2014-2019) nuk mundi të shkëpusë fijet e qeverisjes me oligarkët e shumtë që i rrethuan qeverinë. Lejoi si praninë e tyre, ashtu edhe lojën e influencave që ia robëruan të gjithë ministrat.
Ky shtetrrethim, ky sulm i pashoq i drejtuesve të kompanive më të mëdha të ndërtimit dhe të shërbimeve të vendit në gjuajtje të parasë publike, solli humbjen e mbështetjes në popull të Poroshenkos, njeriut që e afroi Ukrainën si kurrë më parë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. Ukrainasit e thjeshtë e humbën besimin te qeverisja e tij, edhe pse nën Poroshenkon u liberalizuan vizat me vendet e Shengenit në BE.
Sot askush në Ukrainë nuk njeh mirë bindjet politike dhe programin ekonomik të Zelenskit. Nuk është në gjendje të thotë se si do të sillet presidenti i porsazgjedhur. Aktori e bazoi fushatën e tij me mesazhe në rrjetin e medias sociale “Twitter”. Eksperienca e tij politike nuk është më e vjetër se këto tre muaj fushatë. Ngjitja e tij në politikë i ngjan deri diku katapultimit në politikë të aktorit komik italian Bepe Grilo, themelues i lëvizjes “Pesë Yjet”, një nga forcat politike bazë të qeverisjes në Italinë e sotme. Edhe Grilo ironizonte me sarkazmën e tij korrupsionin e thellë të sistemit politik italian. Italia vinte nga zhgënjimet e qeverisjes së oligarkut të sektorit të ndërtimeve dhe të mediave, Silvio Berluskoni dhe lëvizja e Grilos fitoi. Po ashtu edhe në Ukrainë, njerëzit e votuan komedianin Zelenski vetëm pse panë tek ai një njeri të ndershëm dhe me integritet, krahas së qënit një aktor i shkëlqyer. Kjo votë masive tregon dëshpërimin e popullit ukrainas dhe refuzimin e tij për të votuar sistemin politik të servirur nga politikanët e derisotëm.
Demokracia e brishtë e këtij vendi, me një ekonomi të ndërvarur me probleme të mëdha të kujton jo pak gjendjen tonë, si ekonomike ashtu edhe të korrupsionit që ka kllapuar të gjithë administratën tonë shtetërore. Dhe ne, njësoj si Ukraina, i kemi tenderët tanë publikë të kapur me mijëra fije me oligarkët tanë. Ku çdo sipërmarrës i vogël, i ndershëm e ka të vështirë, gati të pamundur të fitojë para publike në një garë të drejtë. Ku gara është e trukuar që në fillim. Ku që në fillim dihet se kush do ta fitojë x apo y tender. Do të jetë e vështirë të dalim nga kjo kllapi oligarkie që ka 10 vjet që çelnikoset me favore të dyanshme, si nga oligarkët, ashtu edhe nga politikanët që i ndihmojnë të fitojnë tenderët, paranë e shqiptarëve. Kryeministri i sotëm, pasi e lejoi shtetin e kapur për rreth gjashtë vjet, u shkëput nga një oligark ndërtimi rrugësh, pas një skandali të shpërthyer pesë muaj më parë me një kompani fantazmë nga SHBA-të, që fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë euro për llogari të oligarkut. Ende nuk e dimë nëse është shkëputje e detyruar, apo hapje sysh më në fund. Qeveria ktheu mbrapsht një tender dhe kontratë të fituar prej 475 milionë eurosh të këtij oligarku, për një aks rrugor. Por, kjo nuk mjafton.
Duhet që qeverisja jonë të shkëputet nga të gjithë oligarkët-hidra që i pluskojnë përreth. Do të jetë mision shumë i vështirë. Por, shtegu i nisur duhet vazhduar. Sepse është rrugëdalja e vetme për të rikthyer besimin e humbur të qytetarëve tanë. Për të dalë në pozicionin e shërbëtorit të popullit, të shërbestarit, të burrit të shtetit jo thjesht dhe vetëm me propagandë, por edhe me veprime konkrete në vijueshmëri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur